Maloku: Informer CG tabloid albanofob

November 7, 2014   | Bota

Albinot MalokuVendimin e deputetëve të partive shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi, të cilët kanë ngritur padi penale kundër “Informer CG” për shkak të teksteve ofenduese që kjo gazetë i ka bërë për popullin shqiptarë, e ka lavdëruar edhe publicist nga Kosova, Albinot Maloku.

Sipas një postimi në profilin e tij në Facebook, Maloku e ka konsideruar këtë vendim të lavdëruar edhe pse të vonuar.

“Hapi i subjekteve politike Forca, PD, IQ dhe ASh për të ngritur padi kundër tabloidit “Informer CG” është për tu lavdëruar edhe pse me vonës. Qasja mediale e tabloidit në fjalë është krejtësisht albanofobe dhe aspak në frymën e informacionit.”, është postimi i Albinot Malokut.

Mr. Albinot Maloku