Ndëron jetë avangardisti shqiptare në Ulqin z.Qazim Gorana

November 7, 2014   | Ngjarjet - Events

In-Memoriam-Qazim Gorana-UlqinTë martën me 04.11.2014,  ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare Qazim Glorana nga Ulqini. Qazimi ka dhenë një kontribut të shquar dhe ashtë themelusi i shumë vertyteve të komunës së Ulqinit  që po i gëzojm ne sot. Njeriu lind dhe shkon por veprat jane ato qe mbesin dhe lene shenj pas tij. Në nderimin e familjes të Gorana, shprehim ngushlimet e sinqerta.

Stafi i Lajmeve nga Ulqini i shpreh ngushëllimet familjes se tij dhe afërmeve te tij.

 

Për biografin e të ndjerit Qazim Gorana shkruan Kryetari i Bashkimit të krijuesve Shqiptarë në MZ, Prim.dr Gani Karamanaga që u publikua sot në portalin Ul.info

Qazim Gorana-Ulqin

Me 4 nëntor ndërroj jetë QazimGorana. I takon familjes së vjetër Ulqinake.

Shkollën fillore e përfundon në Ulqin, kurse të mesmen bujqësore në Tivar. Si kuadër i nevojshëm menjëherë punësohet në Kooperativën bujqësore të Ulqinit.

Pas disa viteve vazhdon studimet e agronomisë në Prishtinë. Kthehet në vendlindje dhe një kohë të gjatë është udhëheqësi i Kooperativës bujqësore në Katërkollë. Kështu është nismëtari i ngritjes së bujqësisë në Anë të Malit. Është edhe iniciuesi për ndërtimin e rrugës Shas-Katërkollë.

Punon edhe në organizatë punuese bujqësore “Agroulqini”.Pas tërmetit me 15 prill1979 punësohet në Organizatën për rindërtimin e Ulqinit.

Së bashku me vëllezërit e tij Shabanin (profesor i edukatës fizike) dhe Qamilin (profesor i edukatës së muzikës) paraqet avangardën e rinisë së atëhershme Shqiptare në Ulqin.

Qazim Gorana ka qenë përparimtarë, punëtor i palodhshëm, barësi i disa projekteve në bujqësinë e Ulqinit dhe Katërkollës.

Gjithashtu, e ka karakterizuar mirëkuptimi, toleranca ndërfetare dhe ndërkombëtare. Njëkohësisht, si besimtar kryen edhe haxhin para 14 viteve.

Ka arritur një pleqëri të kthjellët i rrethuar në gjirin familjar, i respektuar në tërë komunën e Ulqinit.

Përgatiti:

Kryetari i Bashkimit të krijuesve Shqiptarë në MZ

Prim.dr Gani Karamanaga