U mbajt takimi i gjashtë i Grupit të punës së Kuvendit të Malit të Zi për zgjidhjen e statusit të gazetës “Koha javore”

November 8, 2014   | Kulturë / Kultura

Koha Javore takimi i Grupit të punës së Kuvendit të Malit të ZiGrupi i punës i Kuvendit të Malit të Zi, i ngarkuar për zgjidhjen e statusit të gazetës “Koha javore”, ka mbajtur sot takimin e gjashtë në mjediset e Kuvendit të Malit të Zi,
Koha Javore takimi i Grupit të punës së Kuvendit të Malit të Zi-1

Anëtarët e Grupit të punës së bashku me përfaqësuesit e Kuvendit të Malit të Zi, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Kulturës, Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe redaksisë së gazetës “Koha javore” kanë shqyrtuar çështjen e gjetjes së modelit të qëndrueshëm për funksionimin e gazetës “Koha javore”.

Në takim kanë marrë pjesë deputeti dhe koordinatori i Grupit të punës, Genci Nimanbegu, anëtari i Grupit të punës, deputeti Dritan Abazoviq (MZP), mr. Damir Davidoviq, sekretar i përgjithshëm i Kuvendit të Malit të Zi, Sllavica Mirkoviq, sekretare e Këshillit për sistemin politik në Kuvendin e Malit të Zi, Nikolla Vukiqeviq, drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë për buxhet në Ministrinë e Financave, Mersudin Grediq, sekretar i Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Leon Gjokaj, u.d. i drejtorit të Drejtorisë për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve pakicë, Millosh Laleviq, këshilltar në Drejtorinë për media, si dhe Ali Salaj, redaktor përgjegjës i gazetës “Koha javore”.
Koha Javore takimi i Grupit të punës së Kuvendit të Malit të Zi-2

Grupi i punës pritet që t’i propozojë Kuvendit të Malit të Zi zgjidhjen për statusin e ardhshëm të gazetës së vetme në gjuhën shqipe në Mal të Zi.

Koha Javore takimi i Grupit të punës së Kuvendit të Malit të Zi-3

“Koha Javore” është themeluar nga Kuvendi i Malit të Zi në dhjetor të vitit 1999, kurse numri i parë ka dalë në shkurt 2002. Gjatë këtyre 13 vjetëve janë botuar gjithsej 638 numra duke luajtur një rol të rëndësishëm për lexuesit shqiptarë jo vetëm në Mal të Zi, por edhe më gjerë.