Artan Osmani: Reforma në politikën fiskale dhe vullnet për decentralizim

November 9, 2014   | Ekonomia / Ekonomija

Artan-Osmani-UlqinDuke e vështruar politikën fiskale te Komunës së Ulqinit,mundë të thuhet që kjo komunë për shkakë të të ardhurave jo shumë të larta nga instrumentet e politikës fiskale që I perdor apo që I ka ne dispozicion për ti përdorur,ku bejne pjesë parasegjithash tatimi dhe tarifat vendore,nuk kanë ndonjë politik fiskale shumë të qëndrueshme,sepse kanë në dispozicion një numër të vogël të instrumentave të politikës fiskale dhe si cdo vit automatikisht bie në mvarësi në masë të madhe nga fondet dhe te ardhurat e qeverisë qendrore qe I ndahen kesaj komune sipas projekcioneve te parashikuara.

Prandaj lehtë është të konstatohet se faktori kyc I këtyre vështirësive ,të qeverisjes lokale në komunën e Ulqinit qëndron në vjeljen ose të hyrat e dobëta nga tatimet dhe tarifat lokale,menaxhim ky që do të garantonte shfrytëzimin me të kursyer të parave të takspaguesve dhe shpenzimin e këtyre mjeteve buxhetore vetëm për projekte që përmisojnë kualitetin e jetës së qytetarëve dhe kontribojnë në ngritjen e nivelit të ardhurave

Që një qeverisje lokale të jetë e suksesshme dhe të ketë mbulime lidhur me shpenzimet e saja,kjo qeverisje duhet të ketë edhe të hyra nga ana e politikave të saja fiskale,ku këto të hyra do të garantonin në një shkallë të caktuar sigurinë fiskale të qeverisjes lokale dhe nepërmjet këtyre të hyrave qeverisja lokale do I stabilizoj ose rregulloj cështjet e ndryshme të planifikuara.

Dhe sipas meje problemi kryesor I vjeljes së dobët të ketyre taksave dhe tarifave lokale është te qasja psikologjike e qytetarëve,me konkretisht te krijimi I përceptimit negativ lidhur me qeverisjen lokale,që është rezultati I keqepërdorimeve të ndryshme në vitet e kaluara, dhe aktualisht po e japin efektin e tyre edhe ne ditët e sotme dhe po krijojnë disa barriera sa I përket realizimit të qëllimeve nga ana e qeverisjes lokale dhe vjeljes në masë të konsiderueshme dhe konstante te këtyre tatimeve dhe taksave të lartëpermendura

Sikurse në të gjitha komunat e Malit të Zi ashtu edhe në komunën e Ulqinit,në krahasim me lokalitetet e ndryshme te Be-së,kryesisht aplikohen norma te ulëta të tatimit.

Arsyeja normalisht qëndron edhe në të ardhurat jo të larta të qytetarëve të Malit të Zi dhe Ulqinit,ndersa nëse e bëjmë një krahasim te vogël me shtetet e zhvilluara shihet se ka shumë dallime.

Në vendet e Bashkimit Evropian normat e tatimit dihet se janë shumë të rrepta edhe perkundër disa evazioneve fiskale që ndodhin,mirpo këtu ka sipas mendimit tim lidhje edhe mentaliteti I qytetarëve,pastaj edhe shkalla e lartë e besueshmërisë që kanë ndaj qeverisë lokale të tyre,prandaj edhe qendrojnë dhe kemi rezultatet e ndryshme ndaj tyre.

Mirpo megjithatë duhet urgjentishtë të tentohet në progrese në këtë drejtim,nëse deshirojmë një fillim të sanimit dhe esenca qendron se po tentohet të arrihet përmisimi I cështjeve edhe përkundër vështirësive të ndryshme,që po ka qeverisja lokale nga jashtë por edhe nga mbrenda,sepse të ardhurat fiskale përbejnë burimin kryesor të të ardhurave të një shteti e sidomos komune.

Gjithashtu çka po më shetëson shumë në qytetin tonë,është mungesa e qartë e dëshirës dhe iniciativës për një decentralizim,e cila sipas meje rezulton prej mungesës se kapaciteteve dhe aftësive për diçka të till.

Por gjithashtu kjo përpjekje jo e mjaftueshme,për të arritur deri tek një decentralizim I mundshëm,ndikon edhe nga mungesa e dëshirës dhe vullnetit të disa ministrive dhe institucioneve qëndrore për të lëshuar kontrollin e tyre mbi disa funksione dhe investime.

Por shpresojë dhe jam I bindur,që vetë pushteti qendror duke e parë gjendjen e mjerueshme të pushteteve lokale,do të filloj të marrë masa dhe të njëjtat do ti zbatojë gradualisht në decentralizim.

Sepse decentralizimi është e vetmja rrugë e cila do të rrit në përgjithësi të ardhurat e pushtetit vendor, do te rritë iniciativën për mbledhjen e të ardhurave vendore,dhe do të krijojë sensibilitet tek tatimpaguesit lokal, për te marre pjesë në vendimarrje dhe për të kontrolluar përdorimin e kontributeve të tyre.

Kështu që duhet të fillojmë të tregojmë të gjithë së bashku një gadishmëri dhe përpjekje të vazhdueshme për një decentralizim gradual nga pushteti qendrorë në këtë vendor,dhe të përcjellim mesazhe që jemi të gatshëm dhe të bindur se në nivelin vendor kjo e drejtë do të ushtrohet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe efikase.