Iniciativa Qytetare shumë shpejt pritet të bëhet pjesë e Forcës së Re Demokratike

November 9, 2014   | Anketë / Anketa

Sinishtaj-Nimanbegu-Marrëveshja politike e vitit 2012 në mes të Iniciativës Qytetare të Vasel Sinishtaj dhe Forcës së Nazif Cungut, nënkuptonte shkrirjen e Iniciativës Qytetare në Forcë, partinë e cila në opinionin publik njihet si partia shqiptare më e madhe në Mal të Zi.

Në kumtesën për medie të nënshkruar nga Genci Nimanbegu dhe Vasel Sinishtaj thuhet:

Si bartës të listes së Koalicionit shqiptar “Forca për Bashkim” jemi sinqerisht të bindur se mënyra më e mirë e realizimit të politikes shqiptarë në Mal të Zi është unifikimi i subjekteve shqiptare, si nevojë e përgjegjëshmërisë ndaj gjithë shqiptarëve në Mal të Zi dhe votuesve tonë! Realizimi i Marëveshjes politike nga viti 2012 është vetëm çështje e ditëve nga se ne besojmë se Këshilli Qendror i Forces dhe Këshilli drejtues I Iniciatives Qytetare do të aprovojnë Marrëveshjen perfundimtare të unifikimit definitive të këtyre dy subjekteve politike. Sigurisht që çështja e ndarjes së mandateve dhe posteve tjera politike, janë çeshtje teknike, normale dhe praktik demokratike e rrespektimit te fjalës së dhënë, dorës së shtrenguar dhe marrëveshjes së arritur dhe të nënshkruar.

Ky unifikim dhe kjo marrveshje dëshmojnë seriozitetin dhe pjekurinë tone politike por edhe pergjegjësinë ndaj çështjes kombëtare sepse jemi të bindur se vetëm të bashkuar mund të jemi factor politikë në shtetin e Malit të Zi. Ky respektim I njëni tjetrit dhe akt i unifikimit të dy subjekteve tona politike, dëshirojmë të jetë i mire pritur nga të gjithë subjektet tjera shqiptarë duke i ftuar që këtë hap ta ndjekin edhe të tjerët drejt formimit të një koalicioni të gjërë shqiptar. Forca për Bashkim mbetet e hapur për bashkëpunim. Tek ne ka vend për të gjithë që duan të avancojnë liritë dhe të drejtat e shqiptarëve si popull autokton në Mal të Zi e që janë të garantuara me Konventat ndërkombëtare dhe Kushtetutë të shtetit. Ndarjet dhe përçarjets hqiptare, mosrespektimi I marrëveshjeve të arritura dhe të nënshkruara dhe coptimi I matutjeshëm I trupit votues të shqiptarëve në Mal të Zi, vetëm çon ujë në mullirin e huaj dhe dobsojnë poziten tone tek faktori I mbrendshëm politik por edhe në sytë Prishtinës dhe Tiranës zyrtare e së fundi edhe tek faktori politik ndërkombëtar.

Me rrespekt,
Genci Nimanbegu dhe
Vasel Sinishtaj

Portali MALESIA.ORG