Pronat e komunes së Ulqinit ne hipoteke per kredi – Video

November 9, 2014   | Politika

Kuvendi i Ulqinit-Skupstina-UlcinjPërkujtojmë që në ketë seancë  të kuvendit u diskutua lidhur me hipotekën për kredinë me vlerë 1.2 milion eur nga Atlas Banka për shlyerjen e pagave të punonjësve të Komunës dhe ndërmarrjeve të themeluara prej saj, si dhe lidhur me tenderin për shitjen e tokës ndërtimore në Pinjesh, njofton Portali Lajme.me

Opozita drejton kritika të ashpra kryetarit Gjeka i cili për shkak të një emisioni televiziv në Shkodër lëshon seancën e kuvendit në të cilën diskutohet për vënien në hipotekë të tokave dhe objekteve me vlerë prej 2.670.500euro në komunën e Ulqinit.

Debat të madhë shkakton edhe fakti që, kërkesa e Atlas bankës për hipotekë ishte toka ose objekti me vlerë 1.75 të vlerës totale të kredisë, derisa Komuna e Ulqinit e tejkalon këtë duke ofruar hipotekën me vlerë pre 2.23 të vlerës së kredisë, dmth bankës i ofrohen 500.000 euro më shumë se që kërkohet dhe këtë në bazë të vlerësimeve që ka bërë vetë banka.

Nga UDSH gjithashtu paralajmron që, duke marrë parasysh gjendjen finaciare në Koomunën e Ulqinit, nga kredia në fjalë nuk do të mund të paguhen as nga dy rroga punonjësve të Komunës.

Seanca e Kuvendit të Komunës së Ulqinit përfundoi në ora 21 por, për shkak të mungesës së kuorumit, pa vendime konkrete lidhur me pikat e rendit të ditës.
Seanca do të vazhdoj të hënen në ora 13 kur do të vendoset lidhur me hipotekën për kredinë me vlerë 1.2 milion eur nga Atlas Banka për shlyerjen e pagave të punonjësve të Komunës dhe ndërmarrjeve të themeluara prej saj, si dhe lidhur me tenderin për shitjen e tokës ndërtimore në Pinjesh.
Senacën e karakterizuan diskutime nga disa pjesëtarë të opozitës, sidomos nga radhët e UDSHsë, lidhur me mënyrën e shpenzimit të mjeteve nga kredia si dhe pronën e paraparë për hipotekë.
Kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu theksoi që, arsya që për këtë kredi duhet të vendosen në hipotekë një numër kaqë i madhë i parcelave të vogëla është fakti që Komuna e Ulqinit nuk disponon me prona më të mëdha, pasi që gjatë periudhës 2009 pëefaqësuesit e Komunës nuk kanë vepruar sipas Ligjit mbi pronën shtetërore dhe nuk kanë identifikuar dhe mrojtur pronën e Komunës që ka rezultuar në humbje të mëdha.

YouTube Preview Image