Nika: Deputetët shqiptar shahen në Kuvend të Ulqinit

November 10, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Muhamet NikaShkruan: Muhamet Nika

SI NISI NUK KRISI

Para se Kuvendi i Ulqinit të votojë vendimin që të marrë kredi për ruajtjen e vendeve të punës në sektorin publikë , në një shkrim të më hershëm patëm lajmëruar këtë që pritej të ndodhë dhe pjesërisht ndodhi, duke thënë në atë rast edhe këtë : “..Gjithashtu, për fund nuk është e tepërt të thuhet, se Atllas Grupi , i cili paditë komunën , për 10 milion euro,  në emër të “K-1”,  i bie të jetë vetë banka nga e cila komuna e Ulqinit, pret të marrë një kredi prej 1miljon e gjysmë eurosh, për të sanuar gjendjen e rëndë financiare të sajën….”   Duke vazhduar më tej:

“ …Mësohet, se problem në këtë situatë- mbase edhe i pa kapërcyeshëm pritet të jetë  parcellla urbanistike , apo objekti që kërkohet të vihet në hipotekë.   Si opcion për hipotekë, flitet se janë: Biblioteka e Qytetit të Ulqinit-  këtë e kërkon banka, Ploça- ish objekti i Partizanski putit, ose  parcela urbanistike në Hije- por që   për dy opcionet e fundit,  mësohet se nuk është dakord një pjesë e  politikës së pozitës. Kurse parcellat tjera  që mund të ofrohen në Shtoj, thuhet se nuk i parapëlqen  vetë banka?!!!!”

Për të mos u marrë më me këto detaje , që tash dihen, kësaj radhe deshëm të veçojmë se shihet që shpëtoj vetëm biblioteka e qytetit , por në vend të saj “e hëngri “ Kino-Salla e Shtëpisë së Kulturë në Ulqin. Me gjithë atë siç shihet , mund të thuhet, se ngjau sipas shprehjes, kur thonë: “Si nisi nuk krisi…?!!!”

Unioni i madh me “ kalin” dhe gomarin e Trojës…?!!!

Duke treguar që Udsh, do të votojë kundër marrjes së kredisë në kuvend, kryetari i saj z. Mehmet Zenka, nuk harroi të akuzojë ish-kolegët e partisë së tij që formuan Partinë Demokratike duke e qitur atë jashtë loje dhe se sipas tij, ky ishte edhe shkaku i shkatërrimit të  UDSH-së . Sipas tij, shkatërrimi u bë i qëllimtë sepse dikujt i pengonte fuqia e subjekti që solli rritjen ekonomike në qytet. Duke lënë të kuptohej që fajin më të madh për këtë e kishin, si zakonisht “ felebythshkymt”, “ Të pa rodët”, “ të pa sojët” “ brahushat”…,thjeshtë siç i cilësoi ai vetë – “ Kali i Trojës….!!! Duke e harruar në këtë rast të fajësojë vetëm gomarin e Trojës…?!! Mbase për këtë që tha, bejtexhiu, do këndonte : N ë kuvend po e le nam / veç sa s’shan me babë e nanë…?!!

Kuvendi i Ulqinit-Skupstina-Ulcinj

Çfarë bëjnë këta këshilltarët e ri ,që (s)kanë faj – picirrukët?!!

Mendojmë që Beqir Sella (këshilltar i Pd-së), bëri mirë që u tërhoq kur Zenkës , i tha vetëm atë, më t të paktën : “ RRI MOS SHAJ PD-në….” dhe u ndal duke pranuar kuptohet rolin e viktimës…?!!

Nga ajo që vërehet tashti “si platformë politike” e Zenkës, po jo vetëm të tijës, hetohet se në mes të këshilltarëve të rinj dhe të vjetër” ka filluar lufta” ?!!! Shpesh vërejmë atë, që të rinjtë vazhdimisht ndeshen me “ bataret e matareve të vjetra”,   të cilëve si politikë me sa shihet, u është ndalë sahati…”?!!!

Sa për këtë të fundit, si “gojëndyrë” , cekim se i thonë një fjale , që është rrezik ta kesh në krye të shtëpisë , e lëre më në krye të qytetit , dihet si monstrum me shprehje…?!! Këtu “ pa nevojë” identifikohet edhe Loroja i DPS-it, i cili gjithashtu është alergjik në të rinjtë që u hetua se si” pa arsye” , por u pa se në mënyrë të pa kontrolluar , eakuzoi këshilltarin Beqir Sella , për fjalët që tha : “ se është i ri e s’ka faj “– duke “harruar” fare se Sella, në replikën e tij me Zenkën, ishte viktimë…. ?!! Kuptohet që Beqiri, me heshtje e injoroi gjithë këtë. Kurse po të kish hapur replikë me Loron s’ka dyshim që do t’i kish ndodhur edhe këtij , si ish këshilltarit F. Nika, më herët, të cilit në rrethin e dytë të replikës- Loroja i tha që ishte “picirruk”..?!!!

Sipas këngës : “ Piciruk mor picirruk / mos e ha djathin pa buk../, një gjë dihet me të vërtetë, animuziteti i të vjetërve ndaj të rinjve , në këto situata, nuk qëndron në atë që”i lyjnë floktë me gell..”, për ndryshim prej të vjetërve?!!! Por, po duket faji është  te” puna e djathit…. “, që të rinjtë, mund të kenë mësuar e ta hanë , edhe pa bukë…?!

“ Basi –Kujtuesi,” thotë populli. Më poshtë do të sjellim një dëshmi të skanuar të punës së një kredie të marrë, në emër të komunës ,dh e cila po duket kish përfunduar si puna e djathit në gojë(xhepat)e dikujt. Kjo dëshmohet nga raporti i kontrollit të shtetit- Koha : UNIONI MADH DPS-I VOGËL( buxheti 2005…)?!!!

YouTube Preview Image

Komuna e ulqinit