Sindikata e Pavarur e Malit të Zi pensionon Shefki-Keko Lamoviq – Video

November 11, 2014   | Shoqëria / Društvo

Shefki-Keko Lamoviq-ulqinNga Lidhja e sindikatës së pavarur të Malit të Zi (LSP MZ) është njoftuar që disa funksionar të këtij asociacioni të punëtorëve janë pensionuar, njofton portali Ul.info.

Ndër to përmendet dhe emri i përfaqësuesit të LSP MZ në Ulqin Shefki-Keko Lamoviq, dhe njëkohësisht shtohet që në vendin e tij është emëruar Vlladimir Fillipoviq.

Por, Lamoviq në deklaratën për Portalin UL-info pohon që këto vendime të sekretarit gjeneral të shkarkuar të LSP MZ Marko Nikçeviq janë jolegale. “Nuk mundet pakica me udhëheq me shumicë. Kuvendi i organizatës tonë të cilën do ta mbajmë nga mesi muajit të ardhshëm do ta tregojë këtë gjë”, tha drejtuesi i Sindikatës së Ulqinit.

YouTube Preview Image