“CEFTA” sot ne Budve: Rajoni-destinacion unik turistik

November 12, 2014   | Real Estate

ceftaOda ekonomike e Malit të Zi i organizon konferencën rajonale me titull “ CEFTA rajoni – destinacion unikë turistik, e cila do të mbahet nesër  në hotelin Queen of Montengro, në Budvë . Në hapjen e konferencës do të flasin nënkryetarja e Odës ekonomike të Malit të Zi, Lilana Filipoviq,  dhe sekretari shtetëror në ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, Predrag Jellushiq.

Më pas do t mbahen tri panele ; menaxhimi i destinacionit turistik,  oferta unike turistike e rajonit dhe prodhimet bujqësore dhe prodhimet  e agroindustrisë në ofertën turistike . Konferenca përmes pjesëmarrjes së përfaqësuesve të qeverisë së Malit të Zi, të odave ekonomike të rajonit dhe universiteteve , të organizatave turistike nacionale dhe afaristëve eminent,  do të kontribuojë në afirmimin e mëtejmë të odave ekonomie si partner të qeverisë me rastin e sjelljes  dhe realizimit të vendimeve me interes privat dhe publikë, thuhet në kumtesë.