“CEFTA” sot ne Budve: Rajoni-destinacion unik turistik
Oda ekonomike e Malit të Zi i organizon konferencën rajonale me titull “ CEFTA rajoni – destinacion unikë turistik, e cila do të mbahet nesër në hotelin Queen of Montengro, në Budvë . Në hapjen e konferencës do të flasin nënkryetarja e Odës ekonomike të Malit të Zi, Lilana Filipoviq, dhe sekretari shtetëror në ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, Predrag Jellushiq.
Më pas do t mbahen tri panele ; menaxhimi i destinacionit turistik, oferta unike turistike e rajonit dhe prodhimet bujqësore dhe prodhimet e agroindustrisë në ofertën turistike . Konferenca përmes pjesëmarrjes së përfaqësuesve të qeverisë së Malit të Zi, të odave ekonomike të rajonit dhe universiteteve , të organizatave turistike nacionale dhe afaristëve eminent, do të kontribuojë në afirmimin e mëtejmë të odave ekonomie si partner të qeverisë me rastin e sjelljes dhe realizimit të vendimeve me interes privat dhe publikë, thuhet në kumtesë.