Prokuroria shtetërore në Podgoroicë dorëzon fletpadi penale kundër INFORMER-it

November 12, 2014   | Ngjarjet - Events

INFORMERProkuroria e lartë shtetërore në Podgoroicë  ia ka dorëzuar prokurorisë  themelore shtetërore  fletpadinë penale kundër gazetës INFORMER  për shkak te veprës penale – fyerja e dinjitetit  të popullit  dhe të bashkësive tjera nacionale dhe të pakicave . Kjo gazetë me 16. tetor  ka publikuar tekstin me titull “Shiptarska svinjaria”  . Deputetet e FORC-ës dhe të Alternativës shqiptare Genci Nimanbegu dhe Nikë Gjeloshaj me parë kanë dorëzuar fltpadinë penale kundër INFORMER-it ,për shkak të nxitjes së urrejtjes racore dhe fetare. Ata kanë kumtuar se padinë e kanë paraqitur edhe kundër kryeredaktorit  dhe redaktorit përgjegjës të gazetës Novak Uskokoviq , autorit të tekstit  me iniciale EI dhe autorit të tekstit me inicialet BV.

RTCG