Radio Elita: “Mundësitë e zhvillimit të prodhimit të përbashkët turistik dhe promovimit’’

November 13, 2014   | Ekonomia / Ekonomija

Në Ulqin nga data 10-12.dhjetor 2014 do të mbahet Konferenca trilaterare ‘’Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova – Mundësitë e zhvillimit të prodhimit të përbashkët turistik dhe promovimit’’

Radio-Elita-Ulqin-Ulcinj

Konferenca do të zhvillojë punimet në hotelin Mediteran, do të tubojë disa dhjetra ekspertë të turizmit nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe ekspertë vendas të cilët në menyrë profesionale do të diskutojnë për temën bosht të Konferencës dhe do të dëshmojnë se turizmi është dhe mbetet një sektor vibrant dhe strategjik për ekonomitë e vendeve të rajonit.

 

Nga ana tjetër të ftuar janë perfaqesues të akredituar në ambasadat në Podgoricë – këshilltarë për çështje ekonomike të cilët do të sjellin përvojat e vendeve të tyre përsa i përket temës së lartëpërmendur, ndërkohë që do të ketë dhe ilustrime konkrete nga ana e përfaqësueve të IPA projekteve të cilët gjatë këtyre viteve kanë realizuar projekte të përbashkëta në mes këtyre shteteve.

Organizatori synon që të krijohen kushte të favorshme për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, që do të shërbejnë në njohjen e potencialeve turistike të vendeve pjesëmarrëse dhe promovimin e imazhit turistik të tyre. Po ashtu dëshirojmë që konferenca Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova – Mundësitë e zhvillimit të prodhimit të përbashkët turistik dhe promovimit të japë shembull të

– Promovimit të gjurmëve të përbashkëta kulturore

– Promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore

– Krijimin e paketave turistike rajonale etj.

Vendet pjesëmarrëse në Konferencë – Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, kanë potencial të lartë turistik, kombinim të bukur dhe befasues të detit, lumenjve, liqenit, maleve, trashëgiminë kulturore dhe historike, andaj senzibiliteti i gjithë kësaj është një sfidë ndërkombëtare që mund të menaxhohet lehtë falë përpjekjeve të përbashkëta ndërmjet vendeve.

 

Organizator i kësaj Konference është Radio ELITA.

Konferncën e mbështesin Ministria për Zhvillim të Qendrueshëm dhe Turizëm e Malit të Zi, Komuna e Ulqinit dhe Oganizata Turistike e Ulqinit