Nika: Ndrekiqi xheloz ndaj Gjekës në kuvend për kredi – Shkrela pranon situatën?!!

November 13, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Ndrekic-Shkrela-GjekaShkruan : Muhamet Nika

LORO NDREKIQI   XHELOZ NDAJ GJEKËS NË KUVEND PËR KREDI

– SHKRELA PRANON SITUATËN?!!

Kryetari që thyen tabutë…?!

Nuk po themi në se është mirë apo keq sepse kjo pritet të dëshmohet, por me Gjekën po hetohen do dimensione të reja (transparence)në raport të tijin me qendrën shtetërore. Këtu mendojmë te bashkëpunimi pa komplekse dhe jo pas prapaskenave….?!

Dhënia e kredisë la pa gojë “tekst “ edhe vetë DPS-in e Ulqinit i cili ish kundra dhënies së saj. Pa gojë e pa mend, mbet edhe vetë Ndrekiqi duke qenë se ishte kundra dhënies së kredisë. Madje edhe Shkrela, u pa se nuk i kish hesapet e pastra rreth saj edhe pse ai “gjoja qahej” që nuk qëlluan në sallë si parti gjatë votimit(si zakonisht qëlluan në kafe..)?!! Si duket këto (të DPS-it) ende nuk mund ta kuptojnë se në” shtetin e ri”, kryeministri , nuk do të ketë vetëm 2 miq në Ulqin, por është e kuptueshme që do më tepër. Ndërsa nëse lejohet që edhe Bardhi të fitojë ulësen në këto rrethana që ekzistojnë , atëherë do të thotë se ka ardhur koha që edhe “ama e çështjes… ”, të dalë haptas dhe ta pranojë se e ka ndryshuar “ politikon…?!” Duke pranuar të zëvendësojë “mëkëmbësin e lënë të Gjekës” në Kuvend….?!!!

Muhamet NikaNëse dikujt i bie në mend e pyet se si do të duhej të ishte një politikan real i politikës nacionale në raport me shtetin, këtu të ne në Ulqin, atëherë ai sipas botëkuptimit të formuar do të duhej të mos bashkëpunojë me qeveri” sepse ata të qeverisë, na e kanë bërë këtë dhe atë” dhe se janë armiq të pushtetit vendor e kështu me radhë.

Cekim se të parët që nuk e përkrahën doktrinën armiqësisë së përjetshme duke e ditur që e gjithë kjo, ishte një “flloskulë- mashtrim i shpikur të cilit sillesh e i beson”?! Sipas neve ishin do nga intelektualët tanët të Ulqinit, që jetonin në Prishtinë. Ata madje në këtë adresë e kishin përkrahur në fillimet e saja edheUDSH-në. Koha e dëshmoi se çështja ishte vërtetë mashtrim.

Tabuja e bashkëpunimit

Problemi, për kohën ish ngritur në tabu( diçka që s’ia vlen të merresh) ?!!! Edhe pse shpejt u pa që bashkëpunimi i politikanëve nacional vazhdonte të ndodhte i fshehtë, diku në thellësitë e prapaskenave.

Si duket Gjeka , për dallim nga kjo gjeneratë, lë përshtypjen se është i ngritur mbi tabutë e tilla dhe se ka filluar të ketë një bashkëpunim zyrtar dhe partneritet me qeverinë.

Kjo politikë vetë vetiu ka filluar të ngushtojë hapësirën e DPS-it oficial në Ulqin …?!!! Madje , madje është duke e nxjerrë atë edhe jashtë loje. Një punë e tillë, po duket se ka filluar e nevrikosë tej mase, kryetarin e DPS-it në Ulqin, i cili në seancën e fundit, akuzoi , se si ” Gjeka bashkëpunon me qeveri “- Veç sa nuk tha edhe pa” izën” e tij. Kësaj radhe duke taktizuar rreth çështjes (për të çuar të vetën deri në fund dhe për të mos rënë ndesh me vendimin e qeverisë)për marrje të kredisë , duke i ikur “me alibi votimit”, ata po duket u paraqitën “Tosho…”, dhe ia qiten terezinë, për të qëlluar diku në Kafe?!! Kurse më pas u kujtuan të akuzojnë, kryetarin e kuvendit, sepse kish faj nga se nuk i kish pritur për të votuar . Ata duke simuluar një pakënaqësi gati sa nuk kërkuan që dikush nga shërbimi është dashur t’i thërrasë me me dajre, surle e kërnetë…?!!

Apo e humbi me këtë Ndrekiqi monopolin në vendosje e vendim marrje si parti?

Në se njeriu merr e shikon kursorin e diskutimeve politike të shkuara, të z. Ndrekiq , vëren se për të fituar “poena”-pikë politike , ato bëheshin zakonisht në mënyrë të njëtrajtshme brenda kornizave të avansit të tij. Këtë ia siguronte pasja e monopolit të partisë në pushtet. Ai sikur thoshte se Ulqini dhe ulqinakët , nuk mund të përjetojnë zhvillim ekonomik në komunën e tyre , deri sa pushtetin të mos e marrë DPS në Ulqin …?!! – Dhe se Gjeka është i injoruar nga „lart“, …..se nuk e ka të gjatë etj. Mbase kjo i nevoitej për të qetësuar një pjesë e të anëtrëisë së zhgënjyer nga DPS e cila edhe mund ta pranojë këtë si flloskulë.

Një mentalitet të ngjashëm po duket manifestoi edhe Luigj Shkreli, kur thoshte , se dikush në Ulqin( që mund të jetë edhe një askush….), nuk dëshiron ta shohin Dps-in, në Ulqin, Qeverinë në Ulqin, Ulqinin në Ulqin dhe përralla tjera si këto..?!!!

Mirëpo megjithë këtë edhe Shkreli, në fund, si më i kuptueshëm që duket ishte dakord me politikën e kualicionit qeverisës“ poshtë-lart“ të Gjekës. Veç se kërkoi të ketë një vend në drekat darkat dhe shetijet nëpër Ballkan , rejon e Azi-Të paktën këtë e meriton, siç u deklarua, si përfaqësues i konfesion( edhe pse partinë e ka qytetare). Dhe mos të mundohen që ta kënaqin duke e shetitur “me turq“ vetëm nëpër kala të Ulqinit…?!!!