Festa e gështenjave me 15 nëntor 2014

November 14, 2014   | Rajoni / Region

Festa-e-geshtenjave-Kraje-2013Në Ostros këtë të shtunë, me përkrahjen e komunës së Tivarit, mbahet “Festa e gështenjave – Ostros 2014”.

Në programin e pasur kulturo-artistik do të marrin pjesë një sere artistësh të njohur, derisa vizituesit do të kenë mundësinë që përveç gështenjave të provojnë dhe specijaitete tjera nga Kraja.

“Për mysafirë janë siguruar 500 kilogram gështenja të pjekura dhe të ziera”, tha kryetari i Bashkësisë lokale të Ostrosit Emro Duraku.

Ai shtoi që qëllimi i manifestimit është të paraqes kulturën, historinë dhe potencialet turistike të kësaj zone.