Doda: Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në administraten e komunes së Tivarit

November 17, 2014   | Politika

Ismail DodaKoalicioni Shqiptar(LD ne MZ,Forca,PD)  

  

                                                                       Deklarate për shtyp

Koalicioni Shqiptar përmes përfaqsuesit të vet ne Kuvendin e Komunës së Tivarit z.Ismail Doda dorëzoj kërkesen për përdorim zyrtar te gjuhës shqipe në administraten e kësaj komune.

Kjo kerkes bazohet në te drejten e perdorimit të gjuhës amtare nga banorët shqiptar që jetojnë në këtë komunë,e drejtë kjo që e lejonte dhe statuti i Komunës së Tivarit në vitin 1970 ndersa ai i sotmi jo !

Kerkesa jonë bazohet në “Karten Europiane për gjuhët minoritare” si dhe “Kushtetuten e Malit te Zi (neni:79,pika:3 dhe 5) ”

Ju bëjmë thirje publike të gjithë subjekteve politike që veprojnë në këtë komunë të mbështesin këtë iniciativ sepse e drejta e gjuhës është e drejtë themelore e të drejtave të njeriut dhe neglizhimi i një problematike të tillë nuk kontribon në progresin dhe demokratizimin pikësepari te banorëve të kësaj komune e as Malit te Zi në pergjithësi.

 

Ostros me: 17.11.2014