Ministri malazez i Shëndetësisë, Miodrag Radunoviq dha dorëheqje

November 19, 2014   | Shtypi / Mediji

Miodrag-RadunovicMinistri malazez i Shëndetësisë, Miodrag Radunoviq dha dorëheqje për shkak të paraqitjes së infeksionit në repartin e gjinekologjisë në Spitalin e përgjithshëm në Bijello Polje, nga i cili vdiq një foshnje e sapolindur.

Duke marrë pjesë në ditarin e mbrëmshëm në Radio televizionin e Malit të Zi, Radunoviq kumtoi se kryeminsitri malazez Millo Gjukanoviq e ka pranuar dorëheqjen e tij.

Radunoviq theksoi se ai si ministër është “më pak i rëndësishëm” në gjendjen kur janë infektuar pesë foshnje të sapolindura, një prej të cilave vdiq, dhe se tani më me rëndësi është të shihen gabimet dhe të konfirmohet përgjegjësia.

“Besoj se është e qartë që nuk mund të ketë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për dikë që nuk ka qenë i informuar për ngjarjet në Spitalin e përgjithshëm në Bijello Polje. Por, gjithashtu është e qartë se jam objektivisht përgjegjës sepse jam në krye të zinxhirit shëndetësor i cili tregoi dobësi”, theksoi Radunoviq.

Pesë foshnjet ishin infektuar gjatë lindjes së tyre në spitalin në Bijello Polje gjatë lindjes së tyre në spital. Katër nga foshnjet e infekuara për momentin ndodhen për mjekim në Qendrën e neonatologjisë pranë Institutit për sëmundje të fë,ijëve në Qendrën klinike në Podgoricë.

Gjendja e tre foshnjeve është stabile, përderisa foshnja e katërt ende është në rrezik për jetë. Tek një nga foshnjet është konstatuar meningiti, tek tjetra sepsa, ndërsa rezultatet nga kampionet e dy foshnjeve të tjera ende janë në pritje.

MIA