Nika: Njeti dhe marifeti i i protestës në Ulqin – Kundër diskriminimit në arsim (2)

November 19, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Kundër diskriminimit në arsim Ulqin(Njeti dhe marifeti në fotografi…?!! – A thua se edhe këta , kanë dëgjuar diç për mëditjet e marra që përmend Lika dhe po (për)qeshin…,mos ?!!!)

 

Shkruan : Muhamet Nika,

 

NJETI DHE MARIFETI I PROTESTËS NË ULQIN KUNDËR DISKRIMINIMIT NË ARSIM (2)

 

Ta kallëzoj me gisht- nuk e din çka isht.”- Kështu quhej dikur një lojë fëmijësh?!!!

Sa për punën e tubimit protestues për arsim shqip, të organizuar në Ulqin, duhet veçuar se kjo punë tash më trajtohet kapitulli i mbyllur për komisionin e bisedimeve rreth integrimeve evropiane për shtetin e Malit të Zi. Politika bashkë me ne edhe kësaj radhe u vonua dhe protesta e tillë aktualisht mund të shërbejë në të ardhmen për marketing politikë të atyre që mund të dëshirojnë të kenë alibi, për formimin e ndonjë partie të re(si mund të jetë në rastin konkret…),, ose të cilët dëshirojnë që me këtë të përmirësojnë rejtingun e rënë politik- rasti, Bardhi, Abazoviq etj.

Mësohet se nga 33 kapitujt që duhej të plotësojë Mali i Zi, në kuadër të bisedimeve për integrime evropiane, komisioni përkatës tha se Mali i Zi , e ka rregulluar sipas standardeve evropiane çështjen e arsimit, duke e dhënë provimin?! E kjo do të thotë se ai neve si shtet në këtë lëmi , nuk na ka më kurrë farë borxhi…?!!!

Për çudi gjatë miratimit të këtij kapitulli nga komisioni përkatës, nuk u vërtetua që atyre tu jetë dërguar ndonjë shkresë (letër me vërejtjet)e Bardhit, i cili deklaroi rreth protestës, se “ LD në MZ, për sa i përket arsimit tash 17 vjet i ka kërkesat e qarta…?! Me siguri kështu si po i shkon puna këtij subjekti , do të na duhen më së paku edhe nja 17 vjet tjera pritje….?!! Gjithashtu mësuam, se komisionit përkatës , nuk pamë t’i kish arritur edhe shkresa e Këshillit Nacional për të cilën kryetari Nimanbegu, cekte në letrën e vet të lexuar në protestë , “se e kish nisur në të gjithë adresat…” ?!!!!

Edhe dy fjalë për ”njetin”dhe “marifetin” e palëve në protestë – të atyre që ishin dhe atyre që nuk ishin pjesë marrës të saj

Pasi tubimi i ra të organizohej të premten -pak para dreke , pas përfundimit të tij( u tha me sukses)?! Këmbët disi më çuan në një   tubim tjetër, atë të besimtarëve që tubohen në faltore , për t’i bërë rixha Zotit, në mënyrë që ai , t’iu plotësojë dëshirat në jetë dhe në familje..?!!! Gjëja e parë që më ra në sy, ishte masiviteti dhe struktura e të rinjve prezentë në tubimin javor të së premtes për dallim nga i pari. Por edhe këtu nuk prezantonin të gjithë, ashtu si në të parin, ku një krah i politikës nuk prezantoi fare. Fjala në tubimin e dytë është për sektin e sufive(dervishëve)?!

Mbase këto të politikës që nuk kishin ardhur në protestë , mu si sekti i përmendur flet për ndarjen që në fe njihet si puna e “ notit” dhe “marifetit”.Kuptohet kur është në pyetje riti dhe mënyra e lutjes . Dhe kështu ngjashëm mund ti bie që derisa hoxha mëson se për një lutje tek Zoti, mjafton vetëm “ njeti”, dervishët shtojnë se për tu pranuar lutja duhet edhe “ marifeti” –veçantia e metodës së lutjes…?!!Mirëpo edhe populli, mbi bazën e praktikës e thotë këtë, që :”Nuk mjafton vetëm” njeti”, por duhet edhe “marifeti…”?!!!

Për vete pasi mu kujtuan të gjitha këto” në një sekondë”, luta zotin, që organizatorët e protestës të mos jenë vetëm me” njetin” e Bardhit,Ibroçit etj, por të kenë edhe marifetin i cili shihet se na mungoi në këtë punë( ku t’i dihet)?!!! Njeriu është i kufizuar në raport me dijen dhe mundësinë hyjnore të pranimit të lutjes!!!. Nuk bënë ta hedhim poshtë , as atë të Gencit, që ceku se ish i zënë me do obligime tjera në Podgoricë. Dhe ajo , që është më kryesorja, po duket që edhe Bardhi na qenkësh i kënaqur , pasi u bind se ka lënë, siç tha, trashëgimtarë të denjë…?! Inshalla ndërron moti e zbutet edhe me Nikë Gjeloshin si trashëgimtar i tij në parlament duke ia lëshuar mandatin e deputetit…?!!!

Basri-LikaKu gabojnë politikanët dhe a ia qëlloi Basri Lika…?!!!

Pasi trajtimi i gjendjes në arsim dhe kulturë, në raportin e komisionit të integrimeve evropiane të Malit të Zi, siç u tha, është me status të çështjes së mbyllur- kapitullit 26, në se këto që protestuan dhe më pas u prononcuan, në se nuk kanë ndonjë” njet”dhe” marifet” tjetër, atëherë të mos adresojnë akuzat vetëm në qeveri.., por t’i drejtohen edhe komisionit evropian në kuadër të kapitujve 23 dhe 24 që priten të hapen së shpejti. Fjala është për kapitujt që kanë të bëjnë me sundimin e të drejtës, themelet e shtetit ligjor- drejtësi,liri e siguri…?!!!

Shkurt për Bardhin Vlen për Bardhin, a thua se , si e shpjegon çështjen e Luginës së Preshevës, e cila u internacionalizua tej mase , duke pritur madje edhe vetë kryeministrin e Shqipërisë për tu ndihmuar në zgjidhjen e problemeve në raport me shtet- pra edhe në arsim?! A thua se si ia arritën ta dramatizojnë çështjen e vet , kur dihet që nuk ishin palë në konflikt dhe as që morën pjesë në kuadër të Konferencës së Paqjes për Is-Jugosllavinë , në Londër, për dallim prej Jush,që morët pjesë si përfaqësues i shqiptarëve në Mal të Zi, bile edhe me delegacion…?!!A thua se çfarë mandati ka Medojeviqi- para jush, kur na kujton se jemi çështje e hapur dhe të nisim bisedimet- por jo në prezencën e të huajve?! Përse kërkoni ndihmë nga Shqipëria dhe Kosova , kur më herët , i keni refuzuar thirrjet për bashkëpunim të bëra nga ministria e jashtme shqiptare, duke thënë që “ ata të rregullojnë punët e veta, e pastaj të kërkojnë llogari prej nesh…”?!!! Përse zgjedh si mjet komunikimi me koalicionin shqiptar , për punë të mandatit të deputetit me Nikë Gjeloshin, gazetën “Dan…”?!!! Athua me këtë fyeni informimin shqip…?!!! Por nejse, për t përfunduar me një relaks.

Shikojeni edhe një herë këtë fotografi të protestës, që fitoi edhe komente në fejsbuk se ndoshta edhe juve , si mua, u kujtohet ajo e Basri Likës , kur tha: ”Gjatë formimit të komisionit për arsim dhe kulturë, kanë qenë edhe shqiptarët të cilët kanë arritur të marrin mëditjet e tyre dhe nuk e kanë kundërshtuar, do të thotë nuk kanë bojkotuar këtë projekt të cilin për ne sot është diskriminim”- Andaj zor se situata mund të ndërrohet. Njeti dhe marifeti, nga një herë nuk është e thënë se duhet të shkojnë bashkë, besoj më kuptoni se çfarë dua të them…?!!! Këto të qeshura si më poshtë mua më shtyjnë të dyshoj.