TIKA dhuron pajisje mjekësore për spitalin “Blazo Orlandiç” në Tivar

November 19, 2014   | Rajoni / Region

Tika-Blazo Orlandiq-TivarAgjencia Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (TIKA), i dhuroi spitalit “Blazo Orlandiç” në Tivar dy aparate ultratinguj, raporton Anadolu Agency (AA).

Donacioni u prezantua nga Mahmut Çevik, udhëheqës i departamentit të TIKA-s për Ballkanin dhe Evropën Lindore, si dhe koordinatori i TIKA-s për Malin e Zi, Mustafa Yazici. Nga ana tjetër, në emër të pritësve ceremonia u ndoq nga kryetari i komunës së Tivarit, Zoran Srzentiç, drejtor i spitalit, “Blazo Orlandiç”, Branka Milloviç, si dhe personeli i institucionit shëndetësor.

Duke folur në lidhje me donacionin, përfaqësuesi i TIKA-s Çevik, shprehu kënaqësinë që pajisjet e dhuruar mjekësore do të shërbejnë për trajtim më të mirë dhe më efikas të pacientëve. “Nga ky donacion do të përfitojnë si pacientët ashtu edhe mjekët, sepse, shpresoj se do t’ua lehtësoj punën. Duke pas parasysh që ky spital ofron kujdes dhe shërbime mjekësore të mbi 100.000 pacientëve në vit, prandaj edhe qëllimi i donacionit është më i madh. Ky është fillimi i bashkëpunimit me këtë spital, me të cilin shpresojmë se do të vazhdojë,” tha Çevik.

Kryetari i komunës së Tivarit, Zoran Srzentiç, i cili për shumë vite ka qenë drejtori i spitalit, “Blazo Orlandiç”, tha se donacion është shumë i rëndësishëm. Ai pret që bashkëpunim me kompanitë dhe institucionet turke të shtrihet edhe në fusha të tjera. “Mund të them se donacioni është shumë i rëndësishëm. Nga vështrimi i kryetarit të komunës shoh mundësinë e bashkëpunimit në nivele edhe më të larta. Komuna jonë është duke planifikuar binjakëzim me qytetin e Izmirit në Turqi. Por kur është fjala për shëndetin, duke pasur parasysh se mjekësia në Turqi ka arritur nivele të larta, bashkëpunimi ynë mund të përfshijë edhe shkëmbimin e mjekëve,” tha Srzentiç.

Gjithashtu edhe drejtoresha e spitalit Branka Miloviç shprehu mirënjohje për dhurimin e aparateve ultratinguj, duke vënë në dukje se trajtimi i pacientëve do të jetë më efikas.
Agjencia Turk për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (TIKA), e cila është e pranishme në Mal të Zi që nga viti 2007, deri më tani ka realizuar 186 projekte në territorin e këtij shteti. Siç bëhet e ditur gjatë prezantimit të projekteve në fushën e kujdesit shëndetësor, TIKA ka investuar rreth një milion euro, duke mos i llogaritur pajisjet e urgjencës në Qendrën Klinike, që do të fillojnë në fillim të janarit 2015, vlera e së cilës arrin 700,000 €.

Anadolu Agensy