Rebeka Rexhepi: Kur kanceri të “pushton” jetën tënde

November 24, 2014   | Intervista / Intervju

Rebeka-RexhepiTë thyesh muret e heshtjes

Kur kanceri të “pushton” jetën tënde e bënë atë pothuajse të padurueshme, të izoluar dhe të rrethuar nga heshtja. Por kjo është një histori tjetër, ku për protagonist ka dy persona jo një. Rebeka dhe Xheraldina, nëna e saj, e cila në gjithë këtë betejë të madhe ishte mburoja dhe arma e saj. Një shembull që shkon përtej të përditshmes, kur shpesh për këtë sëmundje nuk flitet as brenda familjes dhe jo më shoqërisë, dhe heshtja duket se të vret dyfish. Xheraldina Rexhepi na tregoi të kundërtën e kësaj praktike, ajo na rrëfeu dhembjen e saj, ajo na kërkoi të jemi pranë saj, britmat e një nëne drejtuar shpresës dhe optimizmit. Sot ajo na tregoi se për t’ia dalë duhet të thyhen muret e heshtjes.

Rebeka-Rexhepi-1

Fotografia Shenoll Zehri 

Së pari Rebeka ndjeu luftën e ashpër, që nëna e saj po bënte krah saj. “Po të mos ishte forca e nënës time, unë mund të them me siguri të plotë që nuk do të isha as unë këtu. E vetmja arsye që unë vazhdoja të mbaja vullnetin dhe forcën ishte sepse ne të dyja ishim në këtë betejë së bashku. Më kujtohet kur ishim gjatë një terapie së bashku dhe doktoresha erdhi dhe na njoftoi se megjithëse nuk ishte e sigurt, unë mund të kisha nevojë për ndërhyrje kirurgjike. Ky lajm më shtoi stresin dhe më ndryshoi dita, derisa erdhi mami dhe më tha: Rebeka, në fillim kur erdhe këtu, nëse do të thoshin të hyje në operacion, do të pranoje pa problem. Kjo është beteja jonë, fati ynë. Duhet t’i shkojmë deri në fund kësaj pune! Aty unë i buzëqesha në formë miratimi, dhe lajmi që sapo mora, nuk më dukej më aq i rëndë kur e dija që përkrah meje kam nënën!”, – shprehet ajo. Bisedoj me Rebekën dhe nëpërmjet saj kuptoj gjithë këtë betejë dhe gëzimin që ndajnë ato të dyja sa bashku, sepse fituan dhe janë këtu sot për të na rrëfyer këtë.

Rebeka-Rexhepi-2

Cili është këngëtari/këngëtarja apo grupi juaj i preferuar?

Në dy koncertet humanitare, të cilat u organizuan për të mbledhur fonde për shërimin tim, kishte më shumë se 50 këngëtarë dhe grupe, që performuan. Dhe që të vecoj  një prej tyre, mendoj se nuk është etike nga ana ime, në ditën kur unë u ktheva e shëruar në Kosovë, një ndjenjë të veçantë më dha vizita e Dafina Zeqirit dhe Ledri Vulës.

Aktori/aktorja e preferuar?

Shikoj shumë filma, por nuk kam një aktore të preferuar, ndoshta sepse kinematografia nuk është arti të cilin e preferoj mbi të tjerat.

Vendi ku që do të dëshiroje ta vizitoje? Po ai qe shkon shpesh

Do të dëshiroja që një ditë të kem mundësinë të vizitoj ishujt Maldive, ndërsa çdo vit vizitoj Ulqinin.

Rebeka-Rexhepi-3

Libri i fundit qe ke lexuar?

Libri i fundit që kam lexuar është Kodi i Da Vinçit.

Idhulli juaj?

Idhulli im është nëna ime!

 Çfarë shprehje të fytyrës apo lëvizje bëni kur gënjeni?

Nuk gënjej shpesh, e nëse për ndonjë arsye madhore më ndodh të gënjej, dallohem sepse buza më shkon në gaz.

Rebeka-Rexhepi-4

Çfarë do të thotë që të kemi guxim?

Guximi është një virtyt i njerëzve, i cili shumë shpesh rezulton me fitore, sa më e madhe që është sfida, aq i madh është guximi dhe respektivisht edhe fitorja.

 

Revista Flatra