Takimet e Fatmir Gjekes në rrjetin e Bizneseve të Diasporës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

November 24, 2014   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Fatmir-Gjeka-Rrjeti i Bizneseve të Diasporës në SHBA-Mark-GjonajShoqata Shqiptaro – Amerikane “Ana e Malit” organizoi të shtunën një takim të përfaqësuesve të komunitetit të Anës së Malit në Nju Jork me kryetarin e komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka. Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ftesë të Shoqatës shqiptaro-amerikane “Ana e Malit” .

Fatmir-Gjeka-Rrjeti i Bizneseve të Diasporës në SHBA-

Ceremoni zyrtare u zhvillua në sallën qendrore të hotelit Hilton Garden Inn, në Staten Island ku asistuan përfaqësuesit zyrtar të zyrës së asamblesitit të Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj, u shoqërua me prezencën e zyrtarve sikurse Vlora Citaku ambasadoria e Kosoves ne USA, dhe ambasadori i Shqiperise ne UN.
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës në SHBA-Mark-Gjonaj-
Kryetari i komunës së Ulqinit me emigrantët nga Ulqini do të bisedojë për mundësit e investimit në këtë komunë. Sidomos do të ju prezantojë projektin e rinovimit të shkollës fillore në fshatin Sukubinë, gjegjësisht nga zona ku janë shumica e anëtarëve të kësaj shoqate.

Gjeka me këtë rast do të jetë i pranishëm në manifestimin e festimit të festës kombëtare shqiptare, Ditën e flamurit, e cila festohet me 28 nëntor.

Ftesën për të vizituar SHBA-në e mori edhe Shoqëria Artistike ” Tradita” nga Ana e Malit ku me 23 Nëntor 2014, me programin e vet kulturo -artistik para pjesëtarëve të diasporës shqiptare në New York, respektivisht në Mbrëmjen Festive të 102 -Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë,që u organizua nga Shoqata Shqiptaro-Anerikane ” Ana e Malit” në hotelin Hilton Garden Inn, në Staten Island.

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës në SHBA-Richard-Lukaj
SHA ” Tradita”,e cila me punën dhe veprimtarinë e saj vetëmohuese, po vazhdon traditën e shoqërive artistike që kanë vepruar më parë në Anë të Malit, në ruajtjen e trashigimisë kulturore të kësaj treve autoktone shqiptare .

SH.K.”Tradita” gjithashtu feston 2-vjetorin e themelimit.

SH.K.”Tradita” shpaloi etapat e rritjes krahë për krahë dhe me mbështetjen e Bka-së. Edhe pse një vit është periullë e shkurtër, Tradita solli një prezantim të punëve dinjitoze. Ne program realizuan edhe një korografi të re, vallëja: ”Kam një mollë e kam një ftua” për ta përshëndetur një vitë të mbarë dhe për të shënuar një vitë të ri të impenjimeve të shumta.
selatin-gjeloshi
Kryetari i sh.k Tradita, z. Selatin Gjeloshi u shpreh: Pavarësisht ndihmës së vogël institucionale për kulturën dhe ruajtjen e traditës, sidomos në këtë kohë krize, viti që po lëmë pas është dëshmi e sakrificave të shumta për ecur përpara. Edhe pse në kushte të pafavorshme dhe mungesave të shumta, stafi i Traditës ka shërbyer si shtylla për ta vazhduar këtë mision të shejtë dhe sukseti ka qenë shpërblimi ynë.