Aqua Park & Entertainment, çmim fillestar 1,10 eura për 1 m katrore

November 25, 2014   | Real Estate

akva-park-UlcinjVendimi për zgjedhjen e ofertuesit më të përshtatshëm për dhënijen me qira , të parcelës kadastrale nr. 2088

Pas, thirjes publike për dhënijen me qira të tokës ,pronësi e komunës komisioni për zgjedhjen e ofertuesit më të volitshëm është përcaktuar për D.O.O.Ulqin Aqua Park & Entertainment, Bijello Pole NR. 01-01-1829/14 ,me cmim fillestar 1,10 eura për 1 m2 Sipas komisionit firma e lartëpërmëndur I plotëson të gjitha kushtet e parapara me thirjen publike.

Nga kompania “Ulcinj akva park& Entertainment”, të cilën e themeloi kompania e njohur turke “Polin”, është thënë që punët përgatitore në parkun ujor më të madh në regjion do të fillojnë menjëherë në mënyrë që sezonin e ardhshëm objekti të jetë i përfunduar.

Kjo kompani ka bërë ofertë prej 1.10 euro për m² për një vit për tokën me sipërfaqe prej 25,498 m², që i bie 28,047.8 euro në vit, ose 841,434 euro për 30 vjet dhe në këtë mënyrë është oferuesi i vetëm dhe vlerësohet me 100 poena në bazë të rang listës të publikuar nga komisioni i veçant i themeluar nga Komuna e Ulqinit.

ÇELE PROCESVERBALIN PËR VLERËSIMIN E OFERTAVE “Aqua Park & Entertainment” – KOMUNA ULQINIT