Portali “dokaz.mk” me akuza të rënda kundër Reisit Rexhepi se ka hotel në Ulqin

November 26, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Reisi Sulejman RexhepiAkuza të rënda në adresë të reisit Sulejman Rexhepi ka shpalosur portali dokaz.mk. Sipas portalit informatat janë nga burime Brenda BFI-së.

Pohohet se për t’u bërë reis i ka ndihmuar Menduh Thaçi dhe grupi i Krasniqit nga Kondova. Të dhënat se posedon kallashnikov dhe pistolet janë të publikuara, por është interesante pyetja se a ka pranuar këtë verë “roleks” si dhuratë nga një biznismen i Ulqinit, i cili kushton 36 mijë euro dhe a është e kryer kontrata e shitblerjes me të cilën reisi, respektivisht familja e tij kanë në pronësi hotel në Ulqin.

Në po të njëjtin shkrim parashtrohet pyetja se a mund të krijohet gjithë kjo pasuri duke shërbyer si reis.

 

Reisi Rexhepi i demanton zërat se ka hotel në Ulqin

Reisi Sulejman Rexhepi ka demantuar akuzat e publikuara nga portal dokaz.mk se ka marr dhuratë “roleks” me vlerë prej 36 mijë eurove, nga një biznismen në Ulqin, transmeton “Lajm”.

Edhe zërat se nga një familjarë i tij është ble një hotel mohohen nga resisi.

“Po unë zakonisht verës shkojë në Ulqin me nipat e mbesat. I dua plazhet dhe rërën, atje shkojë edhe për vete edhe për fëmijët. Për të mos dalë muhabete se unë kam hotel atje zakonisht i ndërrojë apartmanet”, thotë Rexhepi.

Lajmpress.com