Promovimi i doracakut “ Jeta e shëndetshme e diabetikëve” në Ulqin

November 28, 2014   | Shoqëria / Društvo

Shoqata e diabetikëve UlqinShoqata e diabetikëve “ Rrethi i klatër” promovoi sot në Ulqin doracakun në gjuhën shqipe “ Jeta e shëndetshme e diabetikëve” dhe shpërndau falas   doanacionin me vlerë nga ulqinaku Rifat Stankoviq, i cili jeton në Gjermani.

Endokrinologeja nga Tivari Valentina Kaliniq në fjalën e saj përshëndetëse  tha se tani e tutje diabetikët shqiptar jo vetëm të komunës së Ulqinit, por edhe të komunës së Tivarit dhe të Podgoricës kanë mundësi të lexojnë në gjuhën e tyre amtare doracakun me titull “ Jeta e shëndetshme e diabetikëve”, të cilën e ka botuar Shoqata e diabetikëve “ Rrethi i kaltër” me seli në Tivar. Ky doracak, theksoi doktoresha Kaliniq diabetikëve u ofron informacione shumë të rëndësishme për diabetin të cilat do t’u ndihmojnë atyre të përballen më lehtë me këtë sëmundje kronike , e cila përveç terapisë mjekësore kërkon edhe disciplinë dhe vetëkontrollim të pacientëve.

Doktoresha Kaliniq paralajmëroi se së shpejti ky doracak do të promovohet edhe në Tuz. Për rëndësinë e këtij doracaku në gjuhën shqipe foli edhe redaktorja Biljana Dabiq e cila falënderoi përkthyesin e tij Gjekë Gjonaj, I cili, siç u shpreh ajo,këtë punë e bëri vullnetarisht.

Në emër të Shoqatës “ Rrethi i kaltër” në Ulqin përshëndetën kryetari Izedin Dino Ramoviq dhe nënkryetarja Veneranda Gjonaj. Ata falënderuan doktorteshën Kaliniq për mbështetjen   saj të vazhdueshme, sikurse edhe donatorin Rifat Stankoviq për këtë kontribut shumë të rëndësishëm për diabetikët e Ulqinit.