Sulejmani: Nuk kishte keqpërdorime në Parti demokratike

November 29, 2014   | Ngjarjet - Events

Haxhi-SulejmaniSekretari gjeneral i Partisë demokratike (PD) Haxhi Sulejmani ka thënë që në raportin vjetor rreth punëve financiare të kësaj parti kishte lëshime, por nuk kishte keqpërdorime, njofton portali Ul.info.

Institucioni shtetëror i revizionit (DRI) ka konstatuar që për shkak të parregullsive të gjetura, raportin e vet për punën e PD-së ia ka dorëzuar prokurorisë shtetërore.

“Përveç automjetit, pronë tjetër si parti nuk kemi”, tha Sulejmani për “Vijesti” duke shtuar që personi i cili udhëheq kontabilitetin e partisë nuk e ka përgatitur në kohë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Mendim negativ të DRI-së, siç thekson kjo gazetë, kanë fituar edhe Teatri popullor malazez, komuna e Cetinës dhe Plavës, si dhe disa institucione publike.