Gjylaver Avdiu: Agjentët policorë më kërkuan falje për ekces në koncertin festiv të KNSH-së

December 1, 2014   | Lajmet / Vijesti, Politika

Gjylaver AvdiuShkruan : Muhamet Nika,

Në konferencën e vet për shtyp të organizuar javën që shkoi rreth provokimit pa të drejtë nga ana e policisë në koncertin e Knsh-së, që u organizua për nder të ditës së flamurit Gjylaver Avdiu nxori edhe disa fakte të reja dhe argumente të thelluara.

Në fillim të konferencës për shtyp ai ceku se arsyeja kryesore dhe motivim shtytës i thirrjes së konferencës ishte deklarata e Kryetarit të KNSH-së dhënë gazetës “Dan”, për eksesin e ndodhur në koncertin festiv. Me këtë rast ceku se në bazë të platformës së vet shoqata e të përndjekurve që ai përfaqësonte, nuk bënë polemika dhe reagime me subjekte politike në mediat joshqiptare , duke aluduar në mediat serbe…?! Andaj edhe konferenca e të përndjekurve ka më tepër karakter sqarimi se sa reagimi në atë çfarë tha Nimanbegu për “Dan”. Ia vlen të thuhet se një e veçantë e pahetueshme e konferencës me sa duket ishte fakti që asaj iu përgjigjen vetëm ata gazetarë shqiptarë të cilët nuk kishin qenë të ftuar në koncertin festiv, edhe pse ishin të ftuar po thuajse të gjithë. Prezentë ishin, si :Radio Ulqini, Radio Elita, Radio e Malit të Zi(emisionet në gjuhën shqipe), si dhe Ulqini indo…?!!! Kjo na jep të kuptojmë se në festim nuk ishte e anashkaluar vetëm shoqata e të përndjekurve politikë, por edhe të tjerët, çka flet për një organizim të dobët të ngjarjes, ose privatizim të KKSH-së dhe Ditës së Flamurit. Tjetër, ajo që na dukej si disi e veçantë, Gj. Avdiu, duke sqaruar rreth deklaratës së Nimanbegut, ai nuk e pa të arsyeshme të sqaroi , në pjesën e deklaratës së kryetarit Nimanbegu , ne të cilën ai e “shpallte “ në gazetën “Dan”, Gj. Avdiun, si anëtarë të PD-së…?!!!

Gjithashtu i pyetur nga ne, se përse , u bë përpjekja që të nxirrej nga sall pa filluar manifestimi dhe si u arsyetua ai para agjentëve civilë Gjylaveri, plotësoi: “ Agjentët civilë që në fillim të koncertit si duket kishin ardhur enkas për mua dhe më fiksuan nga mesi i më se 600 të pranishmëve…”. Agjentët e policisë të veshur civilë, pasi më treguan kartelën zyrtare policore , duke ma bërë lehtë –hajde tash dil pak jashtë…?!!! Çka kuptohet që unë pasi jam i dobësuar nga sytë nuk e kisha krejt të qartë se për ke ishte fjala- mbase reagova po duket edhe ashpër…, u habita tej mase dhe në gjithë këtë reagova disi me vonesë. Kuptohet vetëm atëherë kur e kuptova se personat ishin të sigurimit policor…?!!! Atë herë iu drejtova : Athua çfarë kërkoni nga unë …?!! Unë jam në vend publik dhe festoj festën time të shenjtë në mënyrën time dhe nuk e di si do të kishit reaguar ju po të kisha ardhur në festën tuaj të shenjtë ?!! Këtë largim timin nga salla që po kërkoni ta bëni nuk do ta keni krejt të lehtë ta bëni! Unë këtu nuk kam punë me ju dhe letë vijë vet organizatori i koncertit. Kështu që nuk qëndron fare konstatimi i juaj se unë po prishi rendin dhe qetësinë publike.

Për këtë ofendim publik që po më bëni si njeri në radhë të parë dhe si prind para kamerave do të jeni përgjegjës para drejtësisë…?!! Atëherë pashë se si njëri nga të dy , i tha kolegut të vet- “Pušti čovek je u pravu- lëre njeriu ka të drejtë..“dhe dolën jashtë…?!!!

Kuptohet se unë vazhdova e mora fjalën  dhe pa protokoll thashë atë që dihet në foltore të cilës ia kishin fikur edhe mikrofonin?!!!

Pas gjithë kësaj dola jashtë dhe atje u takova sërish me agjentët e policisë , të cilët për befasinë time , mu drejtuan me fjalët më njerëzore dhe më të sinqerta duke më thënë, “ në se e pranoi faljen” e tyre të cilën ma kërkuan si njëri ashtu edhe tjetri , duke thënë se e gjithë ajo që ndodhi ishte një keqkuptim…?! Shtuan se ata ishin fajtorë dhe se kishin qenë të njoftuar nga organizatori se dikush po e prish rendin dhe qetësinë publike. Unë nga ana ime ceka që me siguri , qëndron konstatimi se krejt faji nuk është i juaji, dhe se iu tërhoqa vërejtjen që me mua në këtë mënyrë kaq të ashpër siç ndodhi publikisht nga policët, dikur e pata përjetuar vetëm gjatë arrestimit në kohën e komunizmit…?!!!

Genci-Nimanbegu-Këshilli kombëtar-shqipetar

A po e privatizon Këshillin Kombëtar Genc Niman Begu?!

Ne themi se po?!!

Dihet se njeriu i sodit, po edhe politikani jeton në botën e”mustrave” dhe instinktivisht me, apo pa vetëdije nga njëherë fillon e imiton “idolin” e vet edhe për të keq , kuptohetkur kjo i hyn në punë . Në këtë situatë ndodh që ai të bëhet“ kopje e keqe e mustrës-modelit”.

Kështu si rrinë punët në organizimin politik të shqiptarëve në Mal të Zi , të dhunosh statutin dhe programin e një organizate , qoftë edhe vetë ligjin është krejt e zakonshme.Bile edhe shteti nuk e çanë kokën deri në një farë mase. Tek ne , praktika politike ka dëshmuar që këtu, si as ku tjetër ngjet që kryetarët të shkojnë edhe në shkatërrim të plotë të subjektit që përfaqësojnë, vetëm e vetëm që të mbesin kryetar “ gjeneralë pa ushtarë”….?!! Një përpjekje për të privatizuar edhe KKSH-në është” në rrugë të mbar dhe pritet të ndodh edhe këtu”. Pas gjithë kësaj që ndodhi në KKSH, ne mendojmë se kryetari i KKSH-së, duhet të shpejtojë me ofrim të dorëheqjes, nga ky post të cilën e ka të fituar” me funksion “ nga mandati i deputetit. Pra nuk është kryetar i dalë nga kuvendi i elektorëve që u bë kohë më parë. Kjo do të duhej të bëhej para se atë (mandatin) t’ia kalojë V.Sinishtës , sipas marrëveshjes që kanë dy subjektet që është paralajmëruar . -Me pushimin e mandatit të deputetit dihet se me ligj i pushon edhe funksioni që bartë në KKSH-në.

Përndryshe nëse këtë nuk e bënë , atëherë do të ballafaqohet për shkelje ligjore dhe privatizim të këtij funksioni…?!!!