OT e Ulqinit ne panairin Travel Show TT Warsaw 2014

December 1, 2014   | Turizmi / Turizam

ponuda TO Ulcinj na sajmu turizma u Varsavi-1Me perkrahjen e perfaqesuesve te Organizates Nacionale Turistike eshte paraqitur oferta turistike e Malit te Zi, në panairin e turizmit Travel Show TT Warsaw 2014, ku jane bashkuar te gjitha ofertat e segmenteve turistike, si ato bregdetare, kontinentale dhe pjeseve veriore te vendit tone.

Organizatat lokale turistike te Ulqinit, Tivarit, Budves, Kotorrit, Tivatit, Hercegnovit, Bijelo Poles, Danilovgradit, Plevles, Pluzines dhe Mojkovcit, kane marre pjese ne panairin e turizmit, Travel Show TT Warsaw 2014 cili u mbajt prej dates 27 deri me 29 nëntor 2014.

Organizata-Turistike-e-Ulqinit

Me bindje mund te themi qe ka patur interesim te madh nga ana e partnereve te biznesit turistik, por edhe te medijave te cilet jane informuar per oferten e tanishme, me nje theksim te vecante ne post sezone por edhe ne oferten e hotelijereve dhe agjensive turistike per sezonin e ardhshem te vitit 2015.

Duhet cekur që delegacionin e Organizatës turistike të Ulqinit, ishte e udhëhequr nga drejtoresha Zana Sarvan.

ponuda TO Ulcinj na sajmu turizma u Varsavi

Drejtoresha e Organizates Turistike te Ulqinit Zana Sarvan ka patur disa takime me partnere te organizatave tjera, si dhe ka japur disa intervista per medije te ndryshme. Sarvan ka deklaruar qe jemi te hapur per tregun e Polonis si dhe presim qe sezoni i ardhshem turistike 2015 te jete me i suksesshem pasi qe pregaditjet kane filluar menjehere pas postsezones.

ponuda Crne Gore na sajmu turizma u Varsavi

Travel Show TT Warsaw është vendi qendror në Poloni ku takohet industria ndërkombëtare dhe turistike e këtij vendi të madh evropian.

Panairi zgjati tre ditë, duke cekur se turistët polak janë, përndryshe, në vendin e shtatë, sipas numrit të ardhjeve në rivierën e Ulqinit.