Sulejman Rexhepi: Kam orë Roleks, por jo hotel në Ulqin

December 1, 2014   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Sulejman RexhepiKryetari i Bashkësisë Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi, në një bisedë telefonike me portalin Libertas, ka pohuar se mban orë Roleks.

“Po po kam Roleks, por jo prej atyre të shtrenjtëve që kushtojnë 36 mijë euro. Këtë që e mbaj e kam blerë gjatë udhetimit në Arabinë Saudite”.

Ai i ka demantuar informacionet e publikuara në portalin Dokaz, sipas të cilave një biznesmen i njohur në Ulqin i ka dhuruar një orë Roleks me vlerë prej 36 mijë eurove, duke shtuar se nuk ekziston ndonjë hotel që është pronë e tij. / ilirida.net