Në Ulqin paralelja e fakultetit nuk ka asnjë pagesë

December 2, 2014   | Shoqëria / Društvo

Qendra-per-kultur-UlqinFakulteti për studime afariste mesdhetare nga Tivati që ka hapur një paralele në Ulqin, pa asnjë kompenzim shfrytëzon lokalet e Qendrës së kulturës raporton portali i Tv Teutës. Fakulteti, siç transmeton gazeta Dan nuk paguan, madje as shpenzimet e rrymës elektike as te ujit, edhe pse, sipas informatave zyrtare, nga 20 studente të regjistruar në vitin e parë ka arketuar 30 000 euro. Në Qendrën e Kulturës thonë se lokalet janë lejuar mbi bazat e vendimit të kryterait të komunës, Fatmir Gjeka, përkatësisht marrëveshjes e bashkëpunimit të cilën ai në verë e ka nënshkruar me perfaqesuesin e fakultetit.