Gjeka: Ulqini së shpejti do bëhet me Zyre për Diasporën

December 4, 2014   | Lajmet / Vijesti, Politika

Fatmir-Gjeka-Dita-FlamuritQëllimi i krijimit të këtyre zyrave është të ndihmojë në fuqizimin e marrëdhënieve me diasporën si dhe të promovojë pjesëmarrjen e diasporës në të gjitha zhvillimet lokale.

Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka thënë mbas vizitës që i bëri emigruesve tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kjo administratë lokale do të themelojë zyrën për diasporë, njofton portali Ul.info

Ai në deklaratë për “Vijesti” ka paralajmëruar që vitin e ardhshëm do të nis ndërtimi i shkollës në Sukubinë, të cilën me shuma të njëjta do ta financojnë shteti, komuna dhe diaspora.

Sipas fjalëve të tija, kërkesat e diasporës shqiptare në SHBA janë të ngjashme me kërkesat e partive nacionale shqiptare në Mal të Zi.