Prokuroria e Malit të Zi padit gazetën që ofendoi shqiptarët

December 4, 2014   | Ngjarjet - Events

INFORMERProkuroria e Malit të Zi padit ‘Informer’: Tituj poshtërues ndaj shqiptarëve

Prokuroria malazeze ngre padi ndaj gazetës “Informer” për botimin e komenteve raciste ndaj shqiptarëve në artikujt për ndeshjen e futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë, shkruan Birn.

Aktakuza i është bërë e ditur botuesit të versionit malazez të gazetës me seli në Beograd, Novak Uskokovic, për shkeljen penale të dhunimit të reputacionit të minoritarëve. “I pandehuri (Ushkokoviç) akuzohet se ka ofenduar publikisht pakicat që jetojnë në Malin e Zi me titujt poshtërues në dy botime të gazetës,” tha prokuroria në një deklaratë.

Pasi shpërtheu dhuna në stadium gjatë ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri në Beograd më 15 tetor, faqja e parë e versionit të Malit të Zi të së përditshmes i quajti shqiptarët ‘shiptari’ – një term fyes dhe poshtërues. I njëjti botim raportoi gjithashtu një zënkë midis nxënësve në një shkollë të mesme malazeze-shqiptare në kryeqytetin Podgoricë që kishte lidhje me ndeshjen e futbollit.

Pas dënimit nga publiku malazez për stilin e raportimit që bëri, ‘Informer’ lëshoi një ndjesë, duke pretenduar se nuk kishte pasur kurrë qëllim të ofendonte “qytetarët me origjinë shqiptare që jetonin prej shekujsh në Malin e Zi”. Por politikanët që përfaqësojnë shqiptarët etnikë, që përbëjnë pesë për qind të popullatës vendase thanë se gazeta e kishte kaluar kufirin.

(ma.ar/BalkanWeb)

Prokuroria e Malit të Zi padit gazetën që ofendoi shqiptarët

Prokuroria malazeze ka paditur gazetën “Informer” për botim të shkrimeve raciste kundër shqiptarëve, në numrin e saj ku flitej për incidentin pas ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Zyra e prokurorisë hartoi të martën një aktakuzë për botuesin e versionit malazez të gazetës me bazë në Beograd Novak Uskokovic, i cili akuzohet për shkeljen penale të dhunimit të reputacionit të minoritarëve.

“I pandehuri Uskokoviç akuzohet se ka ofenduar publikisht pakicat që jetojnë në Malin e Zi. Në tetor të vitit 2014, si përgjegjës ai miratoi titujt poshtërues në dy botime të gazetës,” tha prokuroria në një deklaratë, raporton BIRN.

Liderët e partive politike shqiptare hodhën akuza ndaj kësaj gazete për shkak të komenteve raciste që përçonte.

(d.d/BalkanWeb)