Reagim nga Muhamet Nika për diskriminimin drejtshkrimor të shqipes që bëri kryetari i KKSH-së në tekstin e reagimit të tij

December 5, 2014   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Reagim nga Muhamet Nika për diskriminimin drejtshkrimor të shqipes që bëri kryetari i KKSH-së në tekstin e reagimit të tij, me titull-Nimanbegu: Ministria e pakicave me panotë në Tuz ka bërë akt diskrimues…?!!

Genci-Nimanbegu-1

Që të shesësh mend , fillimisht nënkupton se mend duhet  të kesh ! Kjo vlen edhe për dijen. Pra edhe për KKSH-në e aq më tepër kur ky institucion nuk dëshiron të jetë më KNSH, por KKSH?!!! Kurse sipas “meritumit” tim më mirë do të ishte ta pranonte që në strukturë intelektuale nuk e meriton këtë titull ngase nuk është më e ngritur se sa ,ta zëmë ,KNÇ-ja e LNÇ-së…?!!! Por si duket edhe në këtë situatë vlen ajo thënia e Qoses, se “ është më mirë të kesh një gram pushtet , se sa një tonelatë mende që e ka KNSH-ja , më falni KKSH-ja..?!!

Të ngrish zërin dhe t’i dalësh zot vetes është punë e mençur, por thuhet që, para se kërkon që të jesh i respektuar , nevojitet të respektosh vetë veten?!!! Kjo që cekëm të shpie te mendimi se ai që kritikon duke reaguar për përdorim të serbishtes në vend të shqipes në vendet shqiptare, me siguri ka përshtypjen se ai i cili reagon , duhet të dijë të paktën ta shkruaj shqipen bukur dhe drejtë në aspektin drejtshkrimor duke e respektuar atë sipas drejtshkrimit. Shtrohet pyetja: çka do thuhet , nëse ministria përkatëse , kujtohet e thotë mirë unë që gabova, por as ju nuk dini ta shkruani ?!!Me gjithë atë , edhe nëse nuk na thonë, po duket na kursejnë me këtë gjest..

Mirëpo në rastin tonë si duket nuk është kështu. Fjalët e nënvizuara në tekstin e reagimit të tij,nga ana e jonë, tregojnë se ama nuk ia kanë haberin drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Sikur teksti të kishte vetëm 4-5 gabime drejtshkrimore dhe të ndalësh në to, me siguri që kjo punë do të ngjante si asaj që i thonë “ të kërkosh qime në ve”, por këtu kemi një situatë krejt tjetër. Në 20 fjali jo të plota- 39 gabime?!!! Për këtë le të shikoni fjalitë e nënvizuara në tekst që janë shkruar gabim. Kurse me sintaksën e fjalive as që u morëm, përveç që bëmë ndarje në

grupime të gabimeve me nënvizim. Fjalët e nënvizuara edhe me të zezë, hyjnë në kategorinë e kalkeve, fjalë të shkruara shqip me natyrë(sintaksë) të serbishtes, ose sipas drejtshkrimit serb…?!!!

Unë si intelektual shqiptar kam të drejtë të kërkoj që deklaratat e KKSH-së, të jenë gjuhësisht të shkruara për merak. Me gjithë atë , këtë që po kërkoj nga këshilli, mbase i bie që të kërkoj nga evgjiti kos..?!! Ku ta marrë i shkreti kur jeton nën cergë…?!!!

 

Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Malin e Zi, para disa ditësh ka nisur fushatën mediatike për Ligjin për ndalimin e diskriminimit, me moton “ Respektoj, mbështes, mbroj, përfaqësoj njëriun”
Në kuadër të këtij projekti mu në qënder të Tuzit, në billbordet (panot) promovuese janë vendosur sloganet e lartëpërmendura në gjuhën zyrtare.

Ministria e cila ka për mision të mbrojë qytetarët nga diskriminimi, me vendosjen e billbordeve (pano) promovuese, me përmbajtje vetëm në gjuhën zyrtare, në fakt ka bërë akt diskriminues. Nëse mesazhet në billbordet (panotë) promovuese u dedikohen qytetarëve të Komunës Urbane të Tuzit, e qe me sa duket po, atëherë është dashur që së paku, në njërin nga billbordet (panotë), të jetë në gjuhën shqipe, kur dihet që shqiptarët janë shumicë në këtë hapsirë, thuhet në reagimin e kryetarit të KKsh-së Genci Nimnabegut.

Këshilli Kombëtar si institucion gjithpërfshirës për shqiptarët e Malit të Zi, është shumë i shqetësuar për këtë akt, aq më tepër kur është në dijeni të faktit, se në përbërje të Ministrisë përkatëse ka përfaqësues të pakicave nacionale, ndermjet të tjerëve edhe të nacionalitetit shqiptar.

Por fatkeqësisht ky nuk është rasti i parë !, vazhdon reagimi.

Sa për rikujtesë,  i njëjti qëndrim karshi pakicave, në veçanti ndaj Shqiptarëve është shfaqur edhe në manifestimin “ Multikultruralizmi është realiteti ynë” të

mbajtur këtë vit në Teatrin Kombëtar të Malit të Zi, nga Qëndra për Ruajtjen e Kulturës së Pakicave, institucion i cili mbikqyret nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave. Na habit fakti edhe për arsye se kjo Ministri, në krahasim me të tjerat, duhet të tregohet më sensitive e (ndieshme) kur është fjala për respektimin e dygjuhësisë, në këtë rast gjuhës shqipe.

Për këtë arsye kërkojmë që lëshimet e përmendura nga Ministria përkatëse, të korigjohen dhe njëjtat të mos përseriten.
Në të kundërten, në secilin rast të përseritur, jemi të detyruar të reagojmë, përfundon reagimi i Nimanbegut..