Në Ulqin inaugurohet këndi i lojrave për fëmijë

December 8, 2014   | Shoqëria / Društvo

Në Ulqin inaugurohet këndi i lojraveSot,në hapsirat e Qendrës për kulturë  u inaugurua këndi i lojrave  për femijë.

Ishte ky  një moment  i gëzuar që tuboi një numër të madh  të fëmijeve   edukatoreve  zyrtarëve komunal, prindërve dhe  qytetarëve.

DECJI-KUTAK-ULCINJ-1

Në fjalën e rastit Kryetari i Komunës Fatmir Gjeka tha  se ndihet  i lumtur  për  jetesimin e këtij projekti  i cili  u realizua  falë angazhimit  të  Shoqates,,Prindërit,, administratës  lokale, Bankës Komerciale  Malazeze  dhe  kompanive  të qytetit  tonë.

Ai shtoi  se  ky kënd  ështe një vend  ideal  për disa  orë cllodhjeje  për fëmijët dhe prindërit.

Sipas  numrit  një  të Ulqinit, gëzimi  i fëmijëve  është  motivi  i jëtës  së prindërve  dhe  i shoqërosë .Nëse i kemi bërë femijët e lumtur  tha  Gjeka  ne  i kemi kontribuar  bërjes  së një  shoqërie më të mire.

Kryetari   theksoi  se  per Komunën është me shumë rëndesi  që edhe  fëmijët e Qendrës per  femijët me nevoja  të vecanta të kenë  qasje të barabarta .Ai në fund  vecoi  se kënde të  këtij lloji do të hapen edhe në pjesë të tjera  të Ulqinit.

DECJI-KUTAK-ULCINJ

Më të gëzuarit  ishin  vogëlushët e shumtë. Ndërkohë,  që për organizimin  në fjalë ishin  përkujdesuar  Zonjat  e Shoqates,,Prinderit,,Dejana Ponosh ,Milena  Lekoviq  Ivana  Karagjinoviq etj të cilat  kishin përgatitur për femijet dhe  të ftuarit e shumte pasta  ëmbëlsira  dhe lengje .

 

kabinet@ul-gov.me