Nika: Si na paditi Ali Rexha kryetar i Prosperitetit në polici , e më pas edhe në prokurori për thyerje të zyrës?!!!

December 8, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Ali Rexha_UlqinShkruan : Muhamet Nika

(VAZHDIM- II )

Kur filloi kriza e përçarjes së madhe në qeverinë e krijuar nga UDSH-DPS dhe PPD, në Ulqin e cila përfundoi me shkëputjen e këshilltarëve të Udsh-së nga Dega e Anës së Malit, dhe të cilës iu bashkua edhe shumica e KD të partisë së Prosperitetit, pa vullnetin e kryetarit të saj Ali Rexha, Aliut i takoi që ai të jetë në anën e humbësit. E kjo nënkuptonte humbjen edhe të zyrës së klubit të partisë në ndërtesën e komunës që kish në dispozicion sipas rregullores klubi i partisë…..?!!!

Me ardhjen e shumicës tjetër parlamentare që kryesonte Forca e Re Demokratike dhe Partia Demokratike( kryetari i komunës dhe ai i kuvendit) , mu drejtuan me shkrim duke kërkuar lirimin e zyrës së Prosperitetit. Mirëpo Z. Rexha nuk tregoi vullnet për ta lëshuar me mirëkuptim, duke thënë preras, se këtë nuk do ta bëjë. Dhe se lirimi i saj me forcë as që diskutohet sepse në te ka gjëra të shtrenjta e të kushtueshme, madje , shtoi, se “edhe pasaportën diplomatike e praktikoj ta lë këtu…”!!!

Kuptohet që ai me këtë , dëshironte të na frikësonte dhe imitonte , do praktika të këqija të mos dorëzimit ty zyrave që kishin ngjarë më herët kur ndërroheshin pushtetet në Ulqin , nga partitë nacionale, me ç’rast ata atëherë ia thyenin njëra tjetrës me forcë zyrën. Kurse këtë e bënin më tepër për të fituar poena politike, në rrafshin lokal por edhe në atë te partive nacionale të rrafshit kombëtarë. Kur ndodhte kjo ata intervenonin deri te LDK-ja e Kosovës, për ndërmjetësim-Rasti i UDSH-së, kur LD-MZ, e qiti atë” për jashta “ nga zyra. Dhe më pas edhe UDSH-ja –F. Nimani, ia kthej borxhin lidhjes , duke ia thyer njëren nga zyrat e saja që mbante Mehmet Bardhi në komunë. Por kuptohet që nuk shkuan deri aty sa të shërbeheshin me metoda policore e prokurori siç bëri Ali Rexha. Tjetër ai nuk u ndal me kaq, por falsifikoi edhe dokumentacion partiak , me siguri duke pasur edhe përkrahjen e këshillit lokal të DPS-it në Ulqin. Madje kur i duhej të bëjëjë dorëzimin e   zyrës së drejtorit të Organizatës Turistike, kish organizuar edhe sigurim(trup roje), për ta ruajtur atë në zyrë?!!! Nuk ka dyshim se mentorët i kish jo krejt esull ose vet nuk ishte i tillë?!!!

Edhe pse deri diku ai arriti të privatizojë partiakisht, do institucione lokale , si punën e komisionit komunal zgjedhor,e sidomos kryetarin e tij, gjykatësin komunal Feriz Gjeraniq, i cili , me direktiva të tija dhe mentorëve tjerë nga komuna, pa mbajtur fare mbledhje të komisionit dhe pa i arritur atij kurrë farë kërkesë personale për pushim të mandatit, vendosi t’ia marr mandatin këshilltarit të Ppd-së Astrit Kurtit – kuptohet pa vullnetin e tij dhe të këshillit drejtues, dhe duke emëruar në vend të tij , një tjetër(Kujtim Sukaliqin). Pas këtij falsifikimi , komisioni zgjedhor e furnizoi K .Sukaliqin, me vërtetim fallto se gjoja ai ishte këshilltar. E pas kësaj , A. Rexha, njofton ministrinë e punëve të brendshme për padrejtësinë që po i bëhej, ku sipas tij kuvendi i Ulqinit, nuk po e ftonte Sukaliqin në Mbledhje,por Astrit Kurtin….?!!!

Më vonë u vërtetua se    në raportin e kësaj ministrie , vërejmë që, mbi bazën e ankesës së Rexhës, rezultoi se fjala ishte për falsifikime të klasës parë të dokumentit, mirëpo jo nga dikush i Kuvendit siç akuzonte ai bashkë me klubet e DPS-it dhe UDSH-së, por nga vetë Ali Rexha-Feriz Gjeraniq dhe nga ndonjë “ pismo noše” partiake që kish bartur aktet nga arkivi i A. Rexhës e deri në arkiv të komunë- sekretari të Kuvendit…?!!!

Mendojmë se kur gjykatësi Feriz Gjeraniq( i cili edhe sot mbulon këtë funksion- që nuk do të guxonte), e bëri falsifikimin, është dashur të paditet bashkë me Ali Rexhën dhe kjo ishte lëshim…?!!!

Për ata që dëshirojnë të informohen më në detaje , për mënyrën e krizës në këtë parti dhe në qeverisjen lokale sjellim në vazhdim do dokumentacione të skanuara për rastin , fillimisht të marrjes së mandatit e pastaj edhe të zyrës.

Në këtë kohë duke mos e përjashtuar mundësinë që zgjedhja e krizës në parti dhe qeverisje, mund të kishte edhe ndonjë epilog policor dhe gjykate, për t’i ikur prokurorisë- pasi kishim një parandjenjë , ishim pedantë në bërjen e dokumentacionit të përpiktë me ligjet dhe praktikat juridike . Ndërsa mu kjo metodë pune na nxori fitimtarë sepse inspektoret nuk patën ku të kapen rreth padisë së ngritur.

 

Ja dhe  konstatimin e Forcës për falsifikim në dokumentacion në gazetën Vjesti (Ja dhe konstatimin e Forcës për falsifikim në dokumentacion në gazetën Vjesti)

Kërkesa e Ali Rexhës drejtuar ministrisë së Punëve të Brendshme te MZ
(Kërkesa e Ali Rexhës drejtuar ministrisë së Punëve të Brendshme, për kontroll të inspektorëve mbi bazën e dokumentit të rrejshëm të Feriz Gjeraniqit- gjykatës komunal në Ulqin….?!!!)

Raporti-Ali-Rexha

Raporti i isnpektorëve  të ftuar nga Ali Rexha
(Raporti i isnpektorëve të ftuar nga Ali Rexha, nuk konstaton parregullsi në punën e kuvendit, por të kundërtën- në punën e komisionit zgjedhor komunal i cili kryesohej nga gjykatësi F.Gjeraniq …?!!! U konstatua se në librin e komisionit, nuk u gjet procesverbali i mbledhjes në të cilën është dashur të nxirrej vendim për t’i dhënë vertetimin zgjedhjes për këshilltar të kuvendit Kujtim Sukaliqit , gjoja në vend të astrit Kurtit( këshilltarë i rrebeluar), dhe as nuk ishte e evidentuar kërkesa e Kurtit për dorëheqje, etj. Si duket kjo mbledhje as që ishte mbajtur, por ka mundësi të jetë mbajtur ndonjë takim joformal duke pirë një birr psh. meF. Gjeraniqin, në ndonjë nga lokalet ku frekuentojnë udhëheqësat e DPS-it, gjykatësat lokalë dhe avokatët).

Epilogu përfundimtarë i gjithë kësaj pune, pasi Rexha shkoi për tu ankuar edhe personalisht te prokurori, merret vesh se prokurori atij i ish drejtuar me mjaft cinizëm duke i thënë madje edhe këtë: “ Se letrat tuaja – na kanë tretë..?!!”- Të paktën kështu , e arsyetoi mundin e vet të shkuar huq Ali Rexha, ” te Qatoja “ i vet, që ia kish përgatitur…?!!!

(vazhdon III)

-Ja se çfarë mu desh të deklaroj në polici kur na paditi Ali Rexha…?!!!

(Dy procesverbalet e deklaratave të mija në polici të përkthyera në shqip)