Ilirjan Koliqi: Mbi gjuhën shqipe ne komunen e Tivarit

December 11, 2014   | Politika

Ilirjan Koliqi-ForcaShkak për këtë shkrim më dha iniciativa e fundit brenda “Koalicionit Shqiptar” për të tentuar për të disaten herë implementimin e gjuhës shqipe në administraten lokale në Komunën e Tivarit.

Më bëri të reflektoj fakti që gjatë shfletimit të detajuar të konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut ishte cdo kund në mënyrë fare eksplicite e faktuar se në bashkësitë vendore ku ka një komunitet të konsoliduar dhe që është pakicë në këtë bashkësi e drejta e perdorimit të gjuhës amtare të kësaj bashkësie është e garantuar dhe këtë përgjegjësi Mali i Zi e ka marrë me ratifikimin e marrveshjeve me Kombet e Bashkuara,Këshillin Evropian,Organizaten për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë-OSCE si dhe me Bashkimin Evropian.Të gjitha këto institucione kanë nga një kapitull të veçantë për të drejtën e përdorimit të gjuhës së pakicave si një nga të drejtat themelore të njeriut.Sëbashku me këto edhe vet Kushtetuta e Malit të Zi në nenin 79 “Pjesëtarëve të popujve pakicë dhe bashkësive të tjera etnike ju garantohen të drejtat dhe liritë të cilat mund ti përdorin në mënyrë individuale dhe në bashkësi më të tjerët” : pika 3 “të përdorin gjuhën dhe alfabetin e tyre në përdorim privat,publik dhe zyrtar “ si dhe pika 5 “që në zonat me pjesë të rëndësishme të popullsisë autoritetet e qeverisjes vendore,shtetërore dhe gjyqësore të kryejnë procedurat dhe në gjuhën e popujve pakicë dhe të komuniteteve të tjera nacionale”.Duhet theksuar që statuti i Komunës së Tivarit i vitit 1970 e njihte këtë të drejtë ndersa ai i sotmi jo.Po të trajtohet në mënyrë serioze një problem i tillë për nga vetë specifika do të duhej të ishte zgjidhur kohë më parë për të mbajtur gjallë një komunitet i cili i ka rrënjët shekullore në këtë trevë.Mjafton të përmendim arqipeshkvinë e Tivarit dhe kontributin e shqiptarëve në të apo në dekadat e fundit gjatë luftrave në ish Jugosllavi kontributin konstruktiv të shqiptarëve për ruajtjen e paqes në këtë komune dhe çështë më e rëndësishmja për vet shtetin e Malit të Zi ku kontributi i shqiptarëve ishte jetik për mëvetësin e tij.

Sipas përbërjes etnike Tivari është qytet multietnik por në realitet nuk shfaqet i tillë.Këtë e vërteton fakti që edhe Organizata Turistike e Tivarit e cila do duhej të ishte institucioni promovues i vlerave multikulturore të këtij qyteti ,faqen e vet zyrtare në internet e ka në shtatë gjuhë por në ate shqipe jo.

Vlen të theksohet dhe manipulimi që është bërë në regjistrimin e popullsise në vitin 2011 ku si shqiptarë në Tivar janë të regjistruar 2515 banorë ose 5,98 % ndërsa gjuhë amtare shqipen e kanë 2738 banorë ose 6,51 % ! Sigurisht që fakte të tilla manipuluese ngrihen jo rastësisht dhe jo pa qellim.

Një trajtim i tillë “po tmos jetë komik do ishte tragjik”.Një nençmim i tillë që i bëhet një komuniteti dhe gjuhës së tij ku fatkeqësisht kanë kontribuar edhe disa shqiptar që prioritet kanë interesin vetjak dhe familjar në dëm të atij kombëtar dhe shoqëror ,nuk është vlerë demokratike e një shoqërie ku duam të integrohemi ku diversiteti shihet si vlerë dhe jo si pengim.Nje fakt i tille pasqyron trajtimin diskriminues ndaj nesh i cili duket se i tille do vazhdoj dhe ne të ardhmen. Edhe pse permbajtja ndoshta ka ndryshuar por thelbi mbetet po ai dhe që është se ne vazhdojmë të trajtohemi si qytetar të dorës së dytë.

Ne shpresojmë për një reflektim përndryshe të drejten tonë do vazhdojmë ta kerkojmë në të gjitha institucionet shtetërore dhe ndërkombëtare për një të drejtë që na takon.

Burimi: Krajaonline