Radio ,,Elita ,, pervjetorin e 12 të punës e shenon me organizimin e Konferences shkencore per turizmin

December 11, 2014   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Konferenca shkencore  per turizmin-Ulqin-1Ne hotelin ,,Mediteran,,u hap konferenca shkencore ,, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova – Mundësitë e zhvillimit të prodhimit të përbashkët turistik dhe promovimit’’
Qellimi i organizimit te ketij takimi eshte forcimi i  partneritetit me vendet e rajonit  dhe dergimi i  mesazhit nga Ulqini që turizmi është industri që bashkon  kombet dhe kulturat  thane  organizatoret  e Konferences. .


Nderkaq  për  kryetarin e Ulqinit Fatmir Gjeka  kjo konference , eshte nje  gjetje mjaft e  dobishme  ku eksperte  nga Mali i Zi, Shqiperia dhe Kosova , diskutojne  ne gjetjen e  rrugeve  efikase  per tu pergjigjur  sfidave   te  zhvillimit te turizmit.Ai nenvizoi se  projekte te ketij lloji perhere do te perkrahen nga komuna jone. Per drejtoreshen e  Organizates turistike Zana Sarvan turizmi  eshte sektor i nje rendesie  prioritare  ne programin e  pushtetit ne Ulqin dhe se  vendet pjesemarrese ne konference kane  potenciale  te pafundme  per te  ofruar produktet e  tyre turistike.  Enis Lulanoviq, nenvizoi se ministria e  turizmit  ka kohe qe i kushton vemendje te vecante dhe perkrah projektet turistike  te bashkepunimit  mes vendeve  e  kete do ta beje edhe ne  te ardhmen. Vleresime te ngjashme dhane Sekretari i pare  i Ambasades se SHqiperise  ne Podgorice Janko SHelcaj  dhe ai i Ambasades se Kosoves Blerim Xhemajli, ndersa per dr Elez Osmani takime te  ketij lloji  duhet te behen  tradicionale dhe te  zgjerohen dhe me partner te tjere.

Konferenca shkencore  per turizmin-Ulqin
Punimet  e konferences  i udhehoqen Zana Sarvan dhe Hajdar Murati. Drejtoresha  e Departamentit  per projekte  dhe maredhenije nderkombetare  nga Tirana  Elena Bardhi  u ndal  detalisht ne veprimtarine  e Agjencise  Nacinale  te Turizmit . Nderkaq ,prof Zllatko Buliq  foli per  gjendjen dhe perspektiven  e banoreve  të komunave  bregdetare te  malit te Zi , me theks   te vecante ne Komunen  tone  duke e ilustruar  temen e tij me  kuadro  te shumta qe  flisnin per  begatine e papare te flores dhe te  faunes  se Ulqinit.
Enkeleda Qendro nga Tirana  theksoi rendesine  qe  ipet  guidave  turistike  ne asociacionin kombetar dhe modelet qe ata  aplikojne nga  vendet   qe kane nje  zhvillim te madh ne turizem. Teme  mjaft  interesante solli  Halil Bajrami nga Universiteti Dardania  i Prishtines , ku theksi u vu ne pasurite e medha  qe kane viset e Kosoves dhe  ne menaxhimin e tyre.Prof DR. Xheladin Ceka  kishte sjellur   nje teme interesante   duke  folur  per mjeksine  bashkohore  ne sherbim te turizmit.Ilustrimet qe  prezantoi  prof. ishin mjaft  te qelluara  dhe  shume domethenese.  Me vemendje  u ndoqen  ligjeratat  e Prof Mirosllav Doderoviq  ajo e Prof. Zeke Ceku,Franka Palokes  dhe Elton Orozi.
Konferenca  vazhdon punimet, krahas ligjeruesve  te tjere ligjerate ka paralajmeruar  te mbaje  dhe Prof. Habib  LLesheviq  nga Cass business School ne Londer. Nderkohe  neser  pritet  qe grupi punues  te  prezantoje  dhe konkluzat e konferences.