Komunikatë për publikun mbi furnizimin me pajisje dhe shpallje tenderi për (RTV) e Ulqinit

December 12, 2014   | Bota

STUDIO-TVDeri në fund të këtij muaji komuna e Ulqinit do të shpall tenderin për blerjen e pajisjeve për Radio-televizionin (RTV) e Ulqinit, raporton Portali Ul-info.

Në ndërtesën e këtij institucioni ekziston studioja televizive e cila me vite pret të mobilohet. Premtimi për donacion të disa kamerave shumë me vlerë është dhënë nga disa shtëpi të njohura televizive nga Shqipëria.

Ditët e fundit është punuar edhe elaborati profesional për punën e këtij shërbimi lokal publik.

Me këtë, siç besojnë në komunë, do të formohen parakushtet që RTV Ulqini të mos ekzistojë vetëm si subjekt juridik, por edhe të kryej funksionin e transmetimit të programit televiziv.