Shqyrtimi dhe planifikimi i buxhetit te komunes per vitin 2015

December 13, 2014   | Politika

Valdet AxhemoviqNga Sekretariati për buxhet dhe financa për Portalin Ul-info është thënë se ditët e ardhshme do të mbahen tre shqyrtime publike për Propozim buxhetin e komunës së Ulqinit për vitin e ardhshëm.

“Takimet me qytetarë do të organizohen të premten, në ora 16 në Shtoj dhe në ora 19 në Katërkollë, dhe të shtunën me fillim në ora 19 në Sallën e madhe të komunës së Ulqinit”, tha sekretari i këtij sekretariati Valdet Axhemoviq.

Ai theksoi se buxheti i vitit 2015 është real dhe është planifikuar me vlerë 6,8 milion euro.

“Mund të jemi të kënaqur me realizimin e buxhetit të sivjetmë, sepse janë mbledhur 80 për qind e të ardhurave të planifikuara”, shtoi Axhemoviq.