Këngëtarja Xhemile Veselaj vjedh këngën e Cecës “Kukavica”

December 14, 2014   | Lajmet / Vijesti

 

Xhemile VeselajCeca, ish gruaja e Arkanit njihet si njëra prej këngëtarëve më anti-shqiptare në Serbi, por ja që në Kosovë ka adhurues saqë ja kopjojnë asaj tërësisht këngën, raporton Portali Tetova Sot.

Xhemile Veselaj me këngën e saj të re është padyshim adhuruesja më e madhe e gruas së Arkanit në Kosovë.

Kënga e saj “O Qyqan” është një kopje e vjedhur tërësisht nga këngëtarja serbe Ceca, kënga “Kukavica”.

Kënga e cila është lansuar mbrëmë në Arkiva Shqip është larguar nga kjo kompani më t’u kuptuar se është e vjedhur.

Xhemilja e ka lansuar këngën mandej në një kanal zyrtarë të saj.

Ndryshe Xhemile Veselaj është një këngëtare e njohur për interpretimet live që i bën nëpër lokalet e natës.

Xhemile Veselaj – O qyqan

1.YouTube Preview Image

Ceca – Kukavica

2.YouTube Preview Image