Bardhi & Sinishtaj: Koalicioni me çdo forcë që dëshiron rotacionin

December 15, 2014   | Politika, Rajoni / Region

Mehmet-Bardhi_Vasel-Sinistaj_Genci-Nimanbegu_FOTO-MONTAZHEDrejtuesit e Lidhjes demokratike dhe Alternativës shqiptare Mehmet Bardhi dhe Vasel Sinishtaj kanë thënë se presin rotacionin në bankat e deputetëve në mënyrë që të zënën vendin në Kuvendin e Malit të Zi, raporton Portali Ul.info.

“Nik Gjeloshaj qëndron në vendin tim. Ai duhet të jepte dorëheqje që prej 22 tetorit, ndërsa afati i fundit ishte 6 nëntori”, tha Bardhi për “Dnevne novine”.

Sinishtaj tha se priste reagim më të shpejt nga Forca e re demokratike, sepse kjo gjendje zgjat gati dy muja. Ai shtoi se tek Genci Nimanbegu situata është specifike, sepse me ndërprerjen e funksionit të deputetit humb dhe vendin e kryetarit të Këshillit kombëtar të Shqiptarëve.

Sinishtaj tha se priste plotësimin e marrëveshjes, sepse, siç theksoi, kur ne njëri tjetrin nuk e respektojmë, si mund të presim që të tjerët të na respektojnë