Klubi i Taekwondo-së sjell në Ulqin 4 medalje ari dhe 2 argjendi

December 15, 2014   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

Klubi i Taekwondo-së-Ulqini-Durres-Gjatë vikendit të kaluar me datë 07.12.2014 në Durrës u mbajtë turneu ndërkombëtarë në sportin e Taekwondo-së kupa e Durrësit.

Në këtë turne morrën pjesë rrethë 120 garues  nga vendet rajonale, poashtu në këtë turne morri pjesë edhe klubi i Taekwondo-së Ulqini me 4 garues dhe një refer. Klubi i Taekwondo-së pati këtët suksesë, 4 medalje të arta dhe dy të argjendit.

 

Me medalje u shpërblyen këto garues:

Ardiana Karamanaga shpërblehet dy medalje të arta e cila konkurroj në dy kategori, në kategorinë e juniorëve dhe atë të senioreve.

Medina Kanaqi poashtu shpërblehet me dy medalje, medalje e artë në kategorinë e juniorëve, ndërsa në kategotinë e seniorëve ajo fitoi vendin e dytë dhe shpërblehet me medalje të argjendit.

Edina Kraja poashtu shpërblehet me medalje të artë në kategorinë e kadetëve dhe

Esad Kraja fitoi vendin e dytë i cili poashtu shpërblehet me medalje të argjendit.

 

Falenderojmë të gjithë sponsorët që na mundësuan pjesmarrjen në këtë aktivitet.

 

 

Shërbimi informativ i KT Ulqinit.