Lukshiq – Bushati: Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi të shkëlqyera

December 15, 2014   | Ngjarjet - Events

Lukshiq-BushatiMinistri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i cilësoi sot marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi si të shkëlqyera.

Ministri Bushati priti sot në MPJ zv/ Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Igor Lukshic, Pas përfundimit të takimit, dy ministrat mbajtën një konferencë të perbashkët për shtyp, ku ministri Bushati theksoi se, “duhet të kemi një situatë ndërlishmërie shumë më të mirë seç e kemi sot, në një kohë kur të dyja vendet po punojmë që Ballkani Perëndimor të jetë në një gjendje shumë më të mirë se sot”.

Ministri Bushati e cilësoi si një nevojë strategjike për sigurinë, anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

“Është nevojë strategjike e NATO-s për të evituar krijimin e boshllëqeve nga pikëpamja e sigurisë në rajonin tonë. Në kuptimin strategjik, sot për sot nga Lisbona në Stamboll ka vetëm një pjesë të vogël që përkon me Malin e Zi që nuk është pjesë e NATO-s, prandaj mund të themi se është strategjike anëtarësimi i Mali të Zi në NATO nga pikëpamje e strategjisë. Flasim për një vend me të cilin kemi objektiva të përbashkëta. Vend që i ka të përputhura politikën e jashtme me atë të BE, kur vjen fjala për kriza të mëdha që po përballet Evropa në Lindje apo Jug, çka na jep bindje se do të jetë një vlerë e shtuar për NATO”, tha Bushati.

“Jemi besim plotë, tha Bushati, “që në fund të vitit tjetër, Mali i Zi do të marrë ftesën për anëtarësimin në NATO”. Por, shtoi Bushati, “po kaq të rëndësishëm e shoh dhe rrugëtimin drejt BE. Fakti që Mali i Zi është vendi i rajonit më pranë BE na shtyn ne të nxjerrim mësimet tona dhe të ecim drejt reformave në mënyrë solide”.

Ndërsa duke folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, ministri Bushati i cilësoi ato si të shkëlqyera, por tha ai, “duhet të kemi një situatë ndërlishmërie shumë më të mirë seç e kemi sot, në një kohë kur të dyja vendet po punojmë që Ballkani Perëndimor të jetë në një gjendje shumë më të mirë se sot”.

Ndërsa zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Igor Lukshic, në fjalën e tij u shpreh se, “do t’i bashkohesha deklaratës së z. Bushati, i cili tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera”. Javën tjetër, tha Luksic, “do të nënshkruajmë një tjetër marrëveshje që ka të bëjë me çështjet ekonomike. Falenderoj qeverinë shqiptare dhe personalisht z. Bushati për mbështetjen që ka dhënë për ambiciet e Malit të Zi në integrimin euro-atlantik”.

Duke folur për takimin Lukshic tha se, “në këto takime dypalëshe flitet dhe për arritjet në planin rajonal, ku një prej arritjeve është marrëveshja për gazsjellësin TAP, por dhe marrëvesheja për autostradën Adriatik-Jon”. “Falenderoj qerverinë shqiptare për investimet që i ka alokuar infrastrukturës në veri të Shqiëprisë, pasi janë një ndihmesë si për pjesën e veriut, por dhe për zonën e Plavës dhe Gucisë. Ne e konsiderojmë këtë si një shembull të marrëdhënieve të mira mes dy palëve”, tha Lukshic.

Gjithashtu, Lukshic u shpreh se, “kemi rënë dakord për të parë mundësinë për rritjen e pikave kufitare”. Ndërsa duke folur për minoritetin shqiptar në Mal të Zi, Lukshic u shpreh se, “qeveria e Malit të Zi është shuëm e angazhuar për të integruar të gjitha pakicat në Malin e Zi. E konsiderojmë integrimin e pakicave shqiptare në Mal të Zi si përparësi dhe kur them përparësi, jo vetëm përfshirjen politike, por dhe në fusha të tjera të zhvillimit të vendit”.

Bota Sot