”Përtej lajthitjes”, i Flutura Mustafës u promovua në Ulqin

December 15, 2014   | Kulturë / Kultura

promovimi-librit-Flutur-MustafaPoezia e Flutura Mustafës ka mbledhur adhuruesit e librit në Ulqin ku për veprën e saj kanë folur: Jaho Kollari, Gazmend Çitaku, Ismet Kallaba e Liridona Sinishtaj

”Përtej lajthitjes”, është libri me poezi i Flutur Mustafës që është promovuar në Ulqin, e që është botuar nga Diti&Oli-Libraria ARTI, Ulqin.

”Kur lexuesi e merr në dorë këtë përmbledhje dhe lexon poezinë hyrëse të saj, duke e njohur paraprakisht moshën e autores, mbase i shtrembërton turinjtë tek mendon se të gjitha poezitë janë mbase të atij kallëpi.
Natyrisht se poezia hyrëse për nga përmbajtja është shumë më e mirë se sa për nga arkitektura thuarse e saj. Kjo, e ashtuquajtura arkitekturë, zbulon moshën, apo pjekurinë krijuese të një autori. Më tej, sa më tepër që lexuesi i depërton në thelb librit, aq më tepër e mahnit çhapërimi midis moshës së poetes dhe mjekurisë së vargjeve. Poezia hyrëse me qëllim e ka atë vend, me të cilën autorja pozicionon identitetin e saj, pra, kush jam, si jam, ku jam dhe me kend jam”, është shprehur mes të tjerash, Jaho Kollari, redaktor i librit. Një përmbledhje të veprimtarisë së Fluturës para të pranishmëve e prezantoi Ismet Kallaba, ndërsa vlerësimin për librin dhe poezitë ka four edhe Liridona Sinishtaj. Ndërkaq, Gazmend Çitaku të pranishmit i njoftoi me botimet e vitit 2014 dhe planet për botim në vitin 2015./KultPlus.com