Sot u shënua 70 vjetori i çlirimit të Tuzit

December 15, 2014   | Ngjarjet - Events

Komuna-Urbane-TuziMe një manifestim  të rastit sot në QIK  Malësia  u shënua dita e KU  të Tuzit me ç,rast u ndanë edhe çmimet e kësaj KU. Çmimet iu ndanë  SHKA  Besa nga Trieshi, për kontributin kulturor dhe Vlladan Vuçeliq  për angazhim në zgjidhjen e problemeve komunale . Juria  të cilin e kryesoi  Mark Camaj  solli vendimin për ndarjen e këtyre çmimeve,  kurse ato sot ua dorëzoi kryetari i KU të Tuizit  Abedin Axhoviq.  Kryetari i Komunës  Abedin Axhoviq në fjalën përshëndetëse përkujtoi se për kohen që lidhet ky jubile nuk mund ti mohohet rëndësia, derisa rëndësia e fitores  ndaj fashizmit nuk mund të harrohet. Pikërisht nga këto shkaqe koha në të cilën jetojmë dhe ajo që është para nesh kërkon  që ky jubile të shënohet në mënyrë  që të lidhë historinë e vendit përmes vlerave universale pa paragjykime ideologjike, nacionale etj. Ai, përkujtoi  edhe disa  investime të cilat u realizuan në kohen e mandatit të tij, ndërsa foli edhe për projektet ndërkufitare  dhe ato ndërkombëtare në të cilat ka aplikuar kjo komunë urbane. Me rastin e Ditës së çlirimit të Tuzit kryetarit të Komunës dhe kryetarit të Kuvendit Fadil Kajoshoj si dhe të gjithë qytetarëve telegram urimi u dërguan presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq dhe kryeministri  Millo Gjukanoviq. Në këtë manifestim  krahas këshilltarëve të KU  morën pjesë edhe  përfaqësuesit e kryeqytetit në krye me kryetarin Sllavolub Stjepoviq, pastaj ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi Ernal Filo , ambasadori i Turqisë, përfaqësuesit e ambasadës amerikane dhe mysafirë të shumtë. Në fund të manifestimit u organizua edhe një program kulturo zbativëts ku morën pjesë Shtjefën Ujkaj , Amella Frluçkiq dhe ansambli i fëmijëve i shoqërisë kulturo artistike Ramadan Sharkiq.

TVCG