Mali i Zi sot hap katër kapituj negociues për pranim në BE

December 16, 2014   | Ngjarjet - Events

crna-gora-EUPodgoricë, 16 dhjetor 2014 – Mali i Zi sot në Konferencën Ndërqeveritare të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të hapë katër kapituj të rinj të negocimit për procesin e pranimit në BE, raporton AA.

Në konferencën në Bruksel, është parashikuar hapja e kapitujve negociues 18 – Statistikat, 28 – Mbrojtja e Konsumatorëve dhe Shëndetit, 29 – Bashkimi Doganor dhe 33 – Rregullat Financiare dhe Buxhetore.

Mali i Zi deri tani ka hapur 12 kapituj negociues, dy prej të cilëve janë mbyllur përkohësisht. Ndër kapitujt e hapur janë dy më kërkues në këtë proces, kapitulli 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Delegacionin e Malit të Zi do të udhëheqë zëvendëskryeministri malazez dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe të Integrimeve Evropiane, Igor Lukshiq.

Qendra për Informim e Kosovës