Nika: Bulevardi i vdekjes

December 16, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Muhamet NikaShkruan :Muhamet Nika

Transmetohet se në ditën e gjyqit të madh mat ‘anë, çdo mashtrues do ta ketë të ngritur lartë flamurin e mashtrimit, kurse lartësia e tij varet prej madhësisë së gënjeshtrës në dyrnjallëk. Flamuri më lartë i ngritur, thuhet se , do të jetë ai i udhëheqësve të popullit…?!!! E sidomos i atyre , që popullin e urdhëruan të bëjë mirë e veten e harruan…?!!!

Këtyre ditëve në Ulqin, me të drejtë është aktuale prishja e bulevardit nga firma “Kastelana “, e cila këtë punë po e bënë me vetëdije, mbi bazën e lejeve të fituara nga republika dhe komuna për stacion benzine pranë bulevardit në Fushë të Ulqinit. Në fillim, shtojmë se pronari i pompës Kastelana, në hartën   që ai disponon , i bie që në te, në teori, aty të jetë , tokë shtetërore- kullosë e klasës tretë dhe “me të drejtë “ ka filluar e i shënon palmat që e pengojnë….?!!

Duke pasur parasysh ndërrimet e shpeshta të pushteteve dhe të kryetarëve të kuvendit ,si dhe deklarata e kryetarit aktual që ai” nuk di se çfarë ka ndodhur në të vërtetë “– pasi që fjala është për rastin kur ai nuk ka qenë kryetar ,unë ndej nevojën , të cekë se anomalia e këtillë nuk ndodhi në kohën time, dhe nuk mund të paraqitem, si “anglez…”?!! Por padyshim dua të cekë se asnjë veprim antiligjor që ka ndodhur dhe mbase ndodh, e që sot po përfliten me të madhe duke u ngritur edhe padi nga prokurori, ose po zhvillohen procese gjyqësore, ndaj zyrtarëve lokalë, nuk kanë t bëjnë me kohën time. Kjo vlen edhe për kohën deri sa isha nënkryetar i komunës.

Ç’është e vërteta, në këtë kohë trashëguam një përvojë shumë të keqe në të udhëhequr nga kryetari paraprak i komunës dhe sekretari i atëhershëm i urbanizmit. Po të hulumtohen rastet, do të gjejmë edhe ndarje të tokës- pa kuvend fare- krejt fallco ,dhe të publikuar më vonë në Gazetë Zyrtare, duke iu zyrtarizuar kështu pronësinë palëve për tokën e komunës?!! Edhe pse me ligj vetëm kuvendit i takon e drejta e ndarjes së tokës….?!!!! Por, nuk kam dëgjuar që kryetarit dhe sekretarit përkatës, qoftë të komunës , qoftë të urbanizmit, t’i ketë hyrë ferrë në këmbë për këtë ?!! Si ka ndodhur kjo , është e pa shpjeguar …?!! Andaj edhe sot, të nxjerrësh , amendamente pa e pyetur kuvendin, ose duke e hutuar atë, në Ulqin është gjë më se e zakonshme?!!

Prishja e rrugës në Bulevardin Teuta-Ulqin

Historiku i problemit

Bulevardi ishte investim i republikës ,që iu dha në shfrytëzim dhe kontroll komunës. Ai në fillim, ishte i paraparë me plan gjeneral – nga republika, por pasi nuk ishte miratuar plani detal, iu la komunës që të bëjë marrjen e tokave nga qytetarët si dhe zhdëmtimi i qytetarëve Ky proces u krye në kohën e Skender Hoxhës , si kryetar komune. E kryeministër ishte z.Filip Vujanoviqi. Në rastin tonë bulevardi bashkë me urën iu parapriu planeve detale .Dhe sot as ai dhe as ura nuk kanë leje përdorimi ngase nuk i plotësojnë kushtet urbanistike. Bulevardi , për hir të disa personave, bashkë me urën,e ndërroi disa herë” trasen “e vet, të paraparë me plan gjeneral duke dredhuar sipas interesit të personave përkatës dhe me influencë që këtu kishin tokat,por pa nxjerrë ndonjë vendim profesionistësh dhe pa u miratuar në kuvendin lokal…?!!!

Nazif-cungu_mustafa

Sipas neve kryetarët që e siguruan atë me leje ishte Cungu e Mustafa ?!!

Duke lënë anash zhdëmtimin jo të drejtë duke mos qenë për të gjithë njëlloj, firmës Kastelana, lejen për pompë të benzinës në Kuvend , ia kaloi M. Mustafa, kurse i bie që atij t’ia ketë propozuar,kryetari i komunës –Cungu. Ngjashëm, ashtu si mua kur mi propozonte G. Hajdinaga dhe unë nga njëherë edhe ia refuzoja kur ishin të pa ligjshme. Madje edhe duke rrezikuar vetë funksionin tim, duke ia përjashtuar nga kuvendi këshilltarët e tij dhe të DPS-it, edhe pse më kishin zgjedhur si shumicë. Në këto raste votoja shpesh pikat me opozitën e atëhershme?!!!

Kësaj që ndodhi për bulevard, duke votuar amendamentin e pa ligjshëm, me të cilin pronari i pompës , bënë këtë që bën, e për të cilin flet Gjokë Dabi, sipas neve, i bie të jetë, si puna e atij korrigjimit të hartimit të një filloristi të cilin në vend të arsimtarit të gjuhës, korrigjimin ia e bën një mjek ..?!!! Në këto situata, mundësia që mjeku të gabojë është tepër e mëdhe. Kuptohet që edhe objektet të cilat e përcollën atë janë ashtu si vetë bulevardi pa leje, e jashtë planit detal urbanistik. Aty edhe palmat , janë të vëna pa plan; trotuari i mbaruar gjithë ashtu?! Jashtë çdo standardi, janë të vëna edhe shtyllat elektrike të ndriçimit publik, për të cilat aksidentalisht u përplas një i ri duke gjetur vdekjen..?!! Kurse para do kohëve, te kthesa e urës , e cila jashtë çdo parametri urbanistik, fillon nga bulevardi me një këndë prej 90 shkallësh, ndikoi që një qytetari t’i sillej përmbys kamioni i tij i ngarkuar në përpjete , pranë një shpejtësie prej vetëm 40 km në orë?!!! Po sikur ai të kishte qenë duke shkuar , tërmal(te poshtë…), do të kish pësuar fatin e të parit.Kurse për këtë aksident me të drejtë , pala ka ngritur padi dhe kërkon zhdëmtim në gjyq…?!!! mësohet se seanca e fundi në gjyq , për rastin u zhvillua këtyre ditëve, kurse ajo u shty për një ditë tjetër.

Rasti i fatkeqësive , në te ,sa vjen e shtohet dita ditës…?!!! Ndërsa komunës i mbet të paguaj dëmtimet e aksidenteve , kurse për vdekjet e ndodhura dhe atyre që do të ndodhin, ka mbetur të besojmë vetëm për gjyqet që do ndodhin mat’anë të durnjallëkut – kush beson…?!!

Përfund shtojmë se pronari i pompës Kastelana, ka plotësisht të drejtë dhe me vetëdije e bënë këtë…?!! Sepse në hartën që i disponon , i bie që në teori, aty të jetë , tokë shtetërore- kullosë e klasës   tretë dhe me të drejtë ka filluar e i shënon palmat që e pengojnë….?!!

Bulevardi-Teuta-UlqinZmadho Harten