Zeneli: Mbresa të pa harruera, qe na la shoqërija kulturore “Tradita”, nga turneu në SHBA

December 17, 2014   | Bota

SHA -TRADITA-SHBA-6Nga:Haxhi Zeneli (këngëtar popullor)

Shoqëria Kulturore”Tradita”,pas shfaqëjes me sukses në skenat e vendit me disa koncerte,ata kësajë rradhe janë angazhuar që të bëjnë një shtegtim më të largët.Një rrugë që i shpien ata tek bashkëatdhetarët e tyre atje përtej oqeanit.Kanë vajtur për të festuar së bashku me bashkëvendasit e tyre në New Yourk,ditën e flamurit,pra ditën e 102 vjetorit të pavarësis,të organizuar nga:”Shoqata Shqiptaro Amerikane Ana e Malit”,New York.

Pasi që kanë arritur në kryqytetin e Amerikës,ata me plotë entuzijazëm dhe emocione,çka dëshmon nga numri i spektatorëve,që kanë mbushur sallën e hotelit Hillton në Staten Island,në një ambient mjaftë festiv,se janë të mirëpritur nga bashkëvendasit e tyre.Ata në sallë hynë me një krenari të veçantë.Këto bij dhe bija nga trojët etnike,që me kostumet e tyre tradicionale zbritën në skenë sikur shqiponjat nga malet,që kishin ardhur nga vendëlidja për tu bërë pjesë e gëzimit tonë,që me këngët dhe vallët i dhanë një bukuri të papërshkrueshëme këti ambienti festiv që ndiqnim me kurreshtëje,se çfarë na sollën bijët tanë nga ato troje!?

Kurë në skenë me elegancën e tyre u paraqitën këto vajza dhe djem të ri,përjetuam emocione të veçanta,dhe kënaqësi shpirtërore.Ishte një skenë e pa përshkrueshme.

Duke parë këto të rinjë që vallëzonin,më ktheu pas në vitët e rinis sime.Në kohërat e vështira,kurë ne me shokët e mi,merreshim me të njëjtën punë:këndonim dhe vallëzonim,për të ruajtur atë që na pëlqente,më së shumti:gjuhën dhe folklorin tonë.Ishte kohë që këngët patriotike ishin tëi ndaluara,dhe nëse”ata”të kanë vu në sy,mund të shkoje edhe në”birucë”.Koha jonë ishte plotë vështirësi.Ishin kohërat kurë çfaqëja e një koncertit u kontrollonte nga një policë më i thjeshtë.Ku polici mund të intervenonte në pikat e programit,(merreni me mend),ashtu siç i pëlqente ati.Dhe nëse i tekej,provokonte me pyetje:”përse në koncert nuk keni këngë dhe valle serbishte”?kurë dihëj se spektatorët që ndiqënin koncertin,ishin të gjithë shqiptar.Dhe nga presioni që u shkaktonin këtyre shoqërive artistike,ata s’kishin rrugëdalëje tjetër:veçëse të pushonin aktivitetet e tyre artistike të mëtutjeshme.

Pra”sot mendohët se është më mirë”ndoshta është një realitet tjetër!nga e kaluera,kjo së paku na dukët kështu!që këto të rinj të dalin jashtë vendit të tyre!

Dhe ja sonte në mesin tonë:gjindën antarët e shoqëris artistike”Tradita”.

Më ikurajojë fakti,se në kuadrin e kësajë shoqërie,kishin ardhur edhe dy femra,pra dy zonja, që ishin pjesë e udhëheqësis të këtyre të rinnjëve.Përsëri mëmorëja më ktheu pas,duke menduar se atëherë këto dy zonja,ishin vajza të reja.Ishin vullnetarët e para të grupeve amatore të atyre kohërave.Ishte një kohë,që shumica e vajzave,shpesh herë nuk lejohëshin nga prindërit të ishin pjesë e këtyre shoqërive artistike.Kurse këtu sonte pas 30 viteve,nga kjo mund të vrehët se shumëçka ka ndryshuar në mentalitetin e bashkëvendasve të mi.Pothuajse shumica e paskan kuptuar rëndësin e ruajtjes së vlerave kulturore,dhe traditave të kombit të tyre.

Pra këto dy zonja,që gjinden sonte në mesin ton janë:Zyra Pali/Mehani dhe Naile Taipi/Tahiri,që dikur këndonin dhe vallëzonin në formacionët e shoqërive kulturore të viteve 80-ta,njëra ishte në shoqërin kulturore e ashtuquajtura në atë kohë:”Lipoja”kurse zonja tjetër në shoqërin kulturore”Buna”.

Për këtë koncert manifestiv,Sh.K. “Tradita”,kishte përgatitur një program me këngë dhe valle tradicionale me motive nga trevat shqiptare,e në veçanti nga treva e Anës Malit.Vallëja që u duartrokin më së shumti ishte:”Vallëja e Shqipeve”,valle të cilën të pranishmit e kthyen për tu përsëritur.Në kuadrin e shoqëris “Tradita”,të pranishmit i suprizojë edhe këngëtarëja e re dhe simpatike,Egzona Salaj,e cila u mirëpritë nga publiku në mënyrë të veçantë.

Mësuem nga udhëheqësja e programit se:Egzona Salaj studion për kanto në Shkollën e Mesme”Prenk Jakova”,në Shkodër.

Ajo është një këngëtare e cila premton shumë,dhe padyshim që vajza e re do korri sukses në skenat që ajo do paraqitët në të ardhëmen,me zërin e sajë briliant.

Ishte emocionuese për publikun,kurë Egzona,me zërin e sajë e mbushi ambientin që kumbonte pa stonuar,me profesionalizëm të vërtetë.Dukej e sigurtë në vokalin e sajë,gjerësa këndonte këngën e flamurit,që spektatorët nuk mund të përmbahëshin nga emocionët e krijuara nga zëri i Egzonës,ku vinim re,tek shumë bashkëvendas,që sillëte edhe lotët e gëzimit e të përmallimit në sytë e tyre.Pastaj në skenë u ngjitë edhe këngëtari i ri anamalas Suad Shaptafi,ku me këngën e flamurit i dha ngjyrën e vërtetë kësaj mbrëmje domethënëse.

Pa dyshim se kjo ngjarëje për anamalësit ishte historike,që një shoqëri artistike siç ishte “Tradita” të marr pjesë në një natë kaqë të bukur pranë bashkëvendasëve të tyre,këtu në New York.Kjo më parë as që ishte ëndërruar për tu realizuar,por ja që kohët ndryshojnë dhe vendet ku jetojnë shqiptarët afrohën dhe bashkohën.Fati e deshti që anamalsit nga vendëlindëja dhe diaspora të festojnë së bashku këtë festë madhështore të pavarësis.

Kjo natë na jep të koptojmë se shqiptarët po bashkohën nga secili cep i Botës,duke ju paraprir kënga dhe vallëja.Ata po thyejn kufijt e pa imagjënuar.Pra me këto këngë dhe valle që me shekuj e ndihmuan këtë popull që mos të humbas,janë përsëri po ato këngë dhe valle që gjithnjë vazhdojnë ti bashkojnë shqiptarët edhe më tutje.

Pra Identiteti i një populli ruhet nëpër mes të folklorit.Ai popull që humb artin folklorik,patjetër që shkon drejtë shuarjës se ti si komb,dhe tjetërsohët me një popull tjetër,nuk ka dyshim se ai popull mbetët i pa identitet.

Ana e Malit gjithnjë vazhdon të mbaj ndezur po atë zjarrë,ku gjeneratat dhe mësuesit tanë të mëherëshëm,shkrepën shkëndijat e para,që nga viteti 1968,për të ju dhënë dritë brezave që vinin pas tyre,duke ngjallur shoqërin e parë kulturo artistieke të këtyre anëve,shoqërin “Buna”dhe si inspirim i kësajë pasuan edhe dy shoqëri të tjera:”Zgjimi dhe”Lipoja”shoqëri të cilat do të shërbenin në të ardhëmën si shembull për ruajtjen e thesarit të çmuar,pra artin folklorik anamalas.Urojmë këto të rinj,që të bëhën shembull për brezat e ardhshëm,dhe mos ta horrojnë traditën,por ta përcjellin brez pas brezi ashtu siç e përcollën të parët tanë.

 

Dhjetor,2014