Rekorde ne Kuvend të Ulqinit per 45 minuta votohen te gjitha pikat

December 18, 2014   | Politika

këshilltari i Forcës së Re Demokratike Sabri SalajSiç raporton Portali TvTeuta, mbledhja e Kuvendit Komunal të Ulqinit e cila ishte e paraparë të filloj në ora 10:00, si zakonisht nisi punën me një orë vones në ora 11:00, por se paku kesaj radhe kemi pasur nje ndryshim sepse efektet e kredise kane filluar te shihen, Kuvendi ka fituar pamjen e re, me nje baner ne mure dhe amblema ne foltore… Pas miratimit të pikave të rendit të ditës, u hap diskutimi ku pika e dyte  Propozim Vendimi për kriteret, mënyrën dhe procedurën e ndarjes së mjetëve për organizatat joqeveritare u bë shkas që opozita të lëshojë mbledhjen dhe pozita të mos kishte kuorumin për të hjedh në votim Propozim vendimet e parapara në pikat e rendit të ditës. Në propozim vendimin për OJQ pati diskutime si nga ana e pozitës dhe opozitës të cilët kërkonin më tepër sqarim rreth këtij Propozim vendimi.

Vlen të ceket se këshilltari i Forcës së Re Demokratike Sabri Salaj, pas elaborimit të kesaj pike  propozoi që ky vendim duhet të plotësohet nëpërmjet  amandenteve  të cilat i kishte përgaditur dhe  dorëzuar këshilltareve në Kuvend. Keshilltari  Salaj  me amandamente propozoi që përpos organizatave joqeveritare të drejtë konkurimi në mjetet buxhetore të Komunës së Ulqinit duhet  te kene  edhe personat fizik, personalitetet e shquara të kulturës të cilët kanë dhene dhe vazhdojnë të japin një kontributë të rendësishëm për rritjen e vlerave kulturore të Komunës së Ulqinit, sepse komuna duhet tu japin shansa te gjitheve, pa diskriminime.  Gjatë diskutimit të Kryetarit të PDS-se Loro Ndrekiq , në sallë ishte vetëm një numër i vogël i këshilltarëve të pozitës dhe një numër më i madh i këshilltarëve të opozitës. Ky ishte edhe shkasi që z.Ndrekiq kërkoj që opozita të lëshojë mbledhjen për shkak të mosseriozitetit të pozitës se propozuesit. Pasiqe pozita mbeti pa kvorum, seanca u nderpre deri ne tubimin e kvorumit.

Befasite e ketij kuvendi ndodhen pas fillimit të mbledhjes në ora 17:15. Me  pjesëmarrjen e këshilltarëve të pozitës,  Kryetari i Kuvendit hedh në votim amandamentet e këshilltarit të Forcës së Re Demokratike Sabri Salaj , dhe me 8 vota pro dhe 9 abstenim , këto amandamente nuk mund të jene pjesë e Vendimit për OJQ-ne, dhe me kete personave fizik dhe intelektualeve u cungohet e drejta per te konkuruar me idete dhe projektet e veta brenda komunes ku jetojne. Vlen të ceket se opozita nuk mori pjesë në  mbledhje, ketu ndoshta shihet rendesia e pjesemarrjes, sepse ndoshta pikerisht opozita do ta votonte kte propozim per te cilin koleget e pozites nuk e mbeshteten keshilltarin Salaj.

Mbledhja vazhdoi më miratimin e të gjitha pikave të rendit të ditës , pa asnjë diskutim dhe propozim, por vetëm duke shënuar një rekord të ri në shpejtësinë e miratimit të pikave të rendit të ditës. Rreth 30   pika në një orar rekord prej 45 minutash.

Ndoshta ky efikasitet I punes do te reflektohet edhe ne ngjarjet e radhes ne Komunen e Ulqinit duke bere shpejtesi ne  investime rekorde ne vitin 2015, pse jo,  kemi kredine dhe mund te bejme plane investuese  afatgjate per te shfrytezuar tokat nen hipoteke.