Cungu i pakënaqur me pjesëmarrjen në qeveri

December 25, 2014   | Real Estate

Djukanovic inaguracija mosta Port Milena-Ulcinj - Brajovic-Cungu.9Përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi akoma nuk e kanë marrë ftesën e kryeministrit Millo Gjukanoviq për bisedime rreth rikonstruktimit të paralajmëruar të Qeverisë, por presin që ajo të vijë deri në fund të muajit, tha për Antena M kryetari i Forcës së re demokratike Nazif Cungu, njofton Portali Ul.info.

“Presim që këto ditë të marrim ftesën për bisedime. Ftesa duhet të vijë deri në fund të vitit”, tha ai.

Cungu shtoi që nuk janë të kënaqur me realizimin e marrëveshjes që kanë në nivel shtetëror. “Sipas marrëveshjes kishim të paraparë që të caktohen disa vende që duhet ti ndahen anëtarëve tanë. Mirëpo, kjo akoma nuk është realizuar dhe për këtë arsye ne nuk mund të jemi të kënaqur. Prandaj do të shohim përgjigjet lidhur me këtë dhe si mund ta kryejmë këtë gjë”, tha lideri i Forcës.