Autobusi me 53 shqiptarë bie në humnerë në Mal të Zi – 31 plagosen, vdes 25 vjeçarja – Video

December 27, 2014   | Real Estate

Autobusi me 53 shqiptarë bie në humnerë në Mal të ZiNjë autobus me 57 shqiptarë ka dalë nga rruga  mes Tivarit dhe Ulqinit duke u rrëzuar dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 31 persona, ndërsa një vajzë 25 vjeçare, Orena Kuça nga Tropoja me banim në Tiranë.

Media malazeze Vijesti shkruan se ngjarja ndodhi pasditen e 26 dhjetorit rreth orës 18:00 kur autobusi me targa shqiptare AA 581 JX ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Ura e Mërkotit dhe ka rënë në një greminë.

Ministria jonë e Brendshme tha se nga ky aksident ka gjetur vdekjen një femër e moshës 25-30 vjeç, ndërsa në autobus udhëtonin 57 pasagjerë që qenë duke u kthyer nga Dubrovnik i Kroacise drejt Tiranes.

Të lënduarit nga aksidenti janë dërguar në spitalin e Tivarit, ndërsa ata me lëndime të rënda u dërguan në Qendrën klinike në Podgoricë. Ndërsa nga Shkodra kanë shkuar edhe dy ambulanca.

Sipas të dhënave jozyrtare, policia dhe zjarrfikësit kanë arritur që të nxjerrën rreth 30 udhëtarë nga autobusi i aksidentuar, ndërsa shkak mendohet të ketë qenë terreni i vështirë dhe moti i keq. Udhetimi ishte organizuar nga agjencia “Kalemi” per te festuar Krishtlindjet.

Viktima Orena Kuca
Në foto: Viktima Orena Kuca

Ora 23: 50 Ministria e Jashtme ngre njesi koordinimi per te vleresuar situaten
“Menjëherë pas njoftimit, me urdhër te Ministrit te Punëve te Jashtme është ngritur ne MPJ njësia e koordinimit e cila po ndjek dhe vlerëson hap-pas hapi te gjithë situatën. Njëkohësisht, me urdhër te Kryeministrit, është nisur drejt vendit te ngjarjes Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj.
Ne komunikimin qe pati Ministri Bushati me homologun malazez z. Luksic, u garantua nga ky i fundit për angazhimin maksimal te autoriteteve malazeze për dhënien e ndihmës se nevojshme për te gjithë shtetasit tanë. Familjaret e interesuar mund te kontaktojnë ne nr e cel .

Stafi i Ambasadës sonë ne Mal te Zi ndodhet aktualisht ne vendin e ngjarjes për tu gjendur pranë shtetasve tanë ne bashkëveprim me autoritetet malazeze dhe për te ndjekur nga afër situatën pranë qendrave shëndetësore ku po i jepet ndihma e pare qytetareve tanë” thuhet ne njoftimin per shtyp.

Ora 23: 30 Merret ne pyetje shoferi
Gazetari ynë Bepin Kolvataj informon se kishte mësuar se autoritetet malazeze po merrnin në pyetje drejtuesin e automjetit Shkelqim Calin.
Ministria e Jashtme vë në dispozicion një numër kontakti për familjarët e personave që kanë qenë duke udhëtuar me autobusin e aksidentuar. +3826982230

Ora 23: 20 Dervishi per Ora News: 31 te plagosur
Këshilltari për mediat në Ministrinë e Jashtme, Glevin Dervishi në një lidhje telefonike për Ora Neës informoi për 31 të plagosur nga aksidenti automobilistik, ku ka humbur jetën dhe një grua me inicialet I.K.
Të gjithë të plagosurit që ndodhen në spitalin e Tivarit. 3 prej tyre janë në kujdesin intensive të mjekëve ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën. Bëhet fjalë për një udhëtim të organizuar nga agjecia ”Kalemi”dhe pasagjerët po ktheheshin nga Dubrovniku drejt Tiranës” informoi këshilltari për median në Ministrinë e Jashtme.

Dervishi tha se autoritetet malazeze kanë ofruar angazhimin e tyre per situaten. Kjo eshte shprehur edhe ne kontaktin telefonik që ministri i jonë Bushati ka pasur me homologun Llukshiç.

Ora 22:40 Njoftimi i Ministrise se Brendshme

Ministria e Punëve të Brendshme është në kontakt me autoritet e Malit të Zi për të marrë informacion lidhur me aksidentin e ndodhur sot pasdite ku një autobus me shtetas shqiptarë ka dalë nga rruga. Nga informacionet paraprake rezulton se:

Autobusi me targa “AA581JX”, me drejtues shtetasin Shkelqim Cali dhe afërsisht 57 pasagjerë në bord ka qenë duke u kthyer nga Dubrovnik në Kroaci. Në segmentin rrugor Ulqin-Tivar automjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen një shtetase e moshës 25-30 vjeç.

Katër pasagjerë janë dërguar me urgjencë në Podgoricë pasi kanë qenë në gjendje të rëndë për jetën. 13 pasagjerë të tjerë janë në spitalin e Tivarit ku po marrin mjekim e duhur, ndërsa pjesa tjetër e pasagjerëve janë jashtë rrezikut për jetën me dëmtime të lehta.

Ministria e Punëve të Brendshme ka dërguar në Malin e Zi drejtues të policisë së Shkodrës për të ndjekur nga afër situatën dhe marrë më shumë informacion lidhur me ngjarjen. Po ashtu MPB është duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me Ministrinë e Brendshme të Malit të zi.

Ora 22:15 Ministria e Jashte konfirmon se ka një viktimë

Ministria e Punëve të jashtme konfirmoi se në aksidentin  e ndodhur në Malin e Zi ku një autobus doli nga rruga ka mbetur e vdekur një grua, identiteti i të cilës ende nuk  dihet.

Ora  21: 40 Ministri Ilir Beqaj niset drejt vendit të ngjarjes në Mal të Zi

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është nisur drejt vendit të aksidentit në Malin e Zi. Ministri do të takojë edhe personat e aksidentuar.

Ora 20:50 Ministria e Jashtme: Nuk kemi të dhëna për viktima

Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, nuk bëhët fjalë për viktima, por vetëm për një grua të plagosur. Ministria e punëvë të Jashtme thotë se në aksident janë përfshirë 25 shqiptarë, të cilët ishin për udhëtim turistik. Ministria deklaron se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet malazeze.

ë plagosur

1-Remzi Nurka
2- Jarina Radovani
3-Aleks Manoli
4-Jomida Deda
5-Arbër Taledhi
6-Jani Qendro
7- Ermal Dhembro
8-Nurina Kaca
9-Sheri Reka
10- Edona Mulla
11-Jymir Xatoksi
12-Eralda Meho
13-Durja Camaj
14-Ndue Camaj
15-Ariela Qendro
16-Kristofor Moviti
17-Sibela Feti
18-Klevik Paskani
19- Irena Nurka
20-Nesad Didrek
21-Kriselda Veis
22-Marika Hormoviti
23-Luljeta Camaj
24-Klavdie Ndreu
25-Iman Kaca
26-Leonora Ndreu
27-Neshat Ndreu
28-Edjon Kuca
29-Elisa Kuca
30-Enadije Kuca
31-Doruntina Kuca

 Ora News
YouTube Preview Image