Forca: Kokteji i Fundvitit 2014 anulohet

December 27, 2014   | Real Estate

Kokteji-i-Fundvitit-Novogodisnji-KoktelUlqin, më 27.12.2014

 

Kumtesë për media

 

Me rastin e festave të fundvitit Forca e Re Demokratike njofton të gjithë qytetarët që Kokteji i fundvitit i cili me tradicionalitet organizohet për plotë tetë vite me rradhë, anulohet këtë vit për shkak të gjendjes së rëndë financiare dhe ekonomike të qytetit tonë dhe që mjetet e parapara për këtë eveniment do tëjenë të dhuruara familjeve në nevojë.

Ështe më se e nevojshme që në keto ditë festash të kemi një senzibilizim sa më të madh për ato të cilët janë në gjëndje të rëndë ekonomike. Kjo nuk duhet të jetë obligim vetëm i organizatave bamirëse, por i çdo subjekti politik apo ekonomik, privat apo publik, obligim i cdo njërit nga ne.

Dhurata më e shtrenjtë që mund të dhurohet, pamvarësisht rasti, kremtimi apo evenimenti, është padyshim përkushtimi dhe senzibiliteti i mirëkuptimit në jetë.

Urojmë që ky vit i ri të sjellë paqe, harmoni dhe begati në shtëpitë tuaja.

Edhe njëherë gëzuar dhe për shum mot festat e fundvitit!

Forca e Re Demokratike